Transmetohet nga Abdullah ibnu Mes’ud -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se ka thënë:
Profeti ﷺ priti një mik dhe dërgoi dikë te gratë e tij për të gjetur ushqim. Ama nuk gjeti tek asnjëra prej tyre; në këtë rast tha:
“اللَّهمَّ إنِّي أسألُكَ مِن فضلِكَ ورحمتِكَ فإنَّهُ لا يملِكُهُا إلَّا أنتَ.”
“Allahumme innij es’eluke min fadlike ue rahmetike, fe innehu la jemlikuha il-la Ente.”
“O Allah! Unë kërkoj nga Ty prej Mirësisë dhe Mëshirës Tënde, sepse vërtet, përveç Teje askush nuk i posedon ato!”
Pas kësaj, i dhuruan atij (alejhis salatu ues selãm) një dash të pjekur. Dhe tha:
“Ky (furnizim) është prej Mirësisë së Allahut! Tani jemi në pritje të Mëshirës.”
📚 السلسلة الصحيحة” (4 /57)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema