U pyetën dijetarët e “Lexhnes”:
A është toka sferike apo e sheshtë?
U përgjigjën:
E gjithë toka është sferike dhe pjesërisht e sheshtë.
📚 “فتاوى اللجنة الدائمة” (٤١٤/٢٦)
Ka thënë esh-shejkh ibnu Baz -Allahu e mëshiroftë-:
Te njerëzit e dijes toka është sferike, ibnu Hazmi dhe një grup dijetarësh të tjerë kanë përcjellë konsensusin e njerëzve të dijes se ajo është sferike dmth: ajo është ndërthurur njëra me tjetrën e rrumbullakosur si sfera, mirëpo Allahu e sheshoi sipërfaqen e saj për ne, vendosi në të male të forta, kafshë dhe detëra si mëshirë për ne. Për këtë arsye Ai tha:
{وإلى الأرض كيف سطحت}
{Dhe toka, se si është sheshuar?!} [El-Gashijeh: 20]
Sipërfaqja e saj është e sheshtë për ne, që njerëzit të jetojnë dhe të rehatohen mbi të, fakti që ajo është sferike nuk e pengon atë që sipërfaqja e saj të jetë e sheshtë, sepse një gjë e madhe sferike kur sheshohet (në dukje) bëhet një sipërfaqe e madhe.
Ka thënë shejkh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Nëse pyetësi thotë: Allahu -azze ue xhel’le- na ka treguar se toka është bërë e sheshtë, Ai ka thënë:
{وإلى الأرض كيف سطحت}
{Dhe toka, se si është sheshuar?!} [El-Gashijeh: 20]
Ne e shohim që toka është sferike, si mundet që lajmi i Tij të jetë në kundërshtim me realitetin?
Përgjigja e tij është: Se ajeti nuk e kundërshton realitetin, mirëpo kuptimi i tij (pyetësit) është i gabuar, ose për shkak të paaftësisë ose për shkak të neglizhencës së tij. Toka është sferike dhe e sheshtë dhe kjo sepse ajo është e rrumbullakët, por për shkak të madhësisë së saj nuk vihet re forma sferike e saj, kështu që gabimi është te kuptimi i tij (personit), saqë mendoi se duke qënë e sheshtë kundërshton të qënit e saj e rrumbullakët.
📚 مجموع فتاوى ورسائل العثيمين” (8/ 644)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema