![]()
Shejkh Ibnu Bazi – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:
“Nasiruddin el-Albani është prej vëllezërve tanë më të veçantë dhe të njohur. E kam njohur prej kohësh, dhe ai është nga dijetarët më të mirë, nga ata që kanë akide të pastër; dhe prej atyre që ia kanë kushtuar kohën e tyre hadithit fisnik dhe shërbimit të Sunnetit. Ai është i denjë për respekt dhe kujdesje fetare; i denjë që të përfitohet nga librat e tij dhe të merret dobi prej tyre.
Dhe unë jam prej atyre që përfitojnë prej tyre, dhe kam lexuar shumë nga librat e tij; janë libra të dobishëm. Ai është vëlla i devotshëm, pasues i Sunnetit. Ai nuk është i pagabueshëm, ashtu siç nuk janë të pagabueshëm as dijetarët e tjerë: mund të saktësojë disa hadithe dhe të gabojë, mund t’i dobësojë dhe të gabojë; por në tërësi, ajo që mbizotëron në punën e tij të saktësimit dhe dobësimit (të haditheve) është e mira dhe drejtësia. Ai – falënderimi i takon Allahut – është prej Ehli Sunnetit dhe Xhematit.
Allahu na dhëntë neve dhe atij qëndrueshmëri në fe dhe përfundim të mirë, dhe i shtoftë muslimanët që i ngjajnë atij në dije, vepra dhe thirrje për tek e mira. Allahu është Ai prej të Cilit kërkohet ndihma.”
Mbaroi (citimi).
دروس للشيخ عبد العزيز بن باز (١١/٢٦) — ابن باز (ت ١٤٢٠)
أخلاق العلماء وأثرها في الأمة←الأسئلة←الحث على اقتناء كتب العلامة الألباني
Shejkh Ibnu Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:
“Kush e akuzon shejkh el-Albanin me irxha’, ka gabuar; ai ose nuk e njeh el-Albanin, ose nuk e njeh irxha’n. El-Albani është njeri prej Ehlis Sunnetit – Allahu e mëshiroftë – mbrojtës i tij, imam në hadith; nuk dimë që ndokush në kohën tonë t’i afrohet atij në këtë fushë.”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema