Ka thënë imam ibnul Kajjim -Allahu e mëshiroftë-:
Kush të drejton te diçka tjetër përveç: “na ka kallëzuar” dhe “na ka transmetuar”, atëherë ai të ka drejtuar:
Ose te fantazia sufiste
Ose tek anologjia filozofike
Ose te mendimi personal
Nuk ka pas Kur’anit dhe “na ka kallëzuar”, “na ka transmetuar” vetëm se dyshime të mutekeliminëve (skolastikëve), mendime të të devijuarve, fantazi të sufive dhe analogji të filozofëve.
Kush largohet nga argumenti ka humbur nga rruga e drejtë, udhërrëfyesi për tek Allahu dhe për në Xhennet është Kur’ani dhe Sunneti.
Çdo rrugë e cila nuk shoqërohet nga udhërrëfyesi i Kur’anit dhe Sunnetit, atëherë ajo është prej rrugëve të Xhehimit (Xhehenemit) dhe të shejtanit të mallkuar.
📚 مدارج السالكين” (٤٣٩/٢)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema