Loading

Transmeton Enes ibnu Malik -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

«Kurimi për nervin shiatik është dhjami prej bishtit të deles së shkretëtirës, shkrihet dhe ndahet në tre pjesë, pastaj pihet me stomakun e zbrazët, çdo ditë nga një pjesë.»

📚 روى ابن ماجه (3463)

Transmetohet nga Enesi se: Profeti ﷺ e jepte ilaçin për nervin shiatik nga dhjami i dashit të zi arab, as i madh e as i vogël, ndahet në tre pjesë, shkrihet dhe pihet çdo ditë nga një pjesë.

📚 رواه أحمد (13295)

Në lidhje me nervin shiatik, merret dhjami i dashit arab, jo më i madhi e as më i vogli dhe e pret në pjesë të vogla më pas e shkrin dhe e shkrin e mirë dhe e ndan në tre pjesë, e pi çdo ditë nga një pjesë me stomakun e zbrazët.

Tha Enes ibnu Sirin: i kam porositur disa njerëz për këtë dhe përmendi një numër të madh, të gjithë u shëruan me Lejen e Allahut të Lartësuar.

📚 رواه الحاكم (3153)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: