Loading

Ka thënë shejkh Salih el-Feuzan hafidhahullah:

Pothuajse nuk gjen një sure që nuk përmenden Teuhidi (veçimi i Allahut në adhurim) dhe shirku, por pavarësisht kësaj, gjen shumë njerëz që e lexojnë Kur’anin dhe bien në shirk dhe e braktisin Teuhidin, sepse ata ndjekin zakonet dhe rrugën e etërve dhe dijetarëve të tyre! Nuk mendojnë një ditë prej ditësh që të meditojnë kur lexojnë Kur’anin dhe ta ballafaqojnë atë që ndjekin njerëzit me çka gjendet në të, a është e saktë apo nuk është e saktë?

I rrëmbeu pasimi i verbër ndaj etërve dhe paraardhësve dhe menduan se Kur’ani lexohet vetëm për bereqet dhe për të marrë shpërblimin e leximit, dhe jo për ta lexuar me meditim dhe për të vepruar me atë që gjendet në të!

📚 “شرح الأصول الستة” (صـ ٩)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: