Ka thënë el-àlāmeh Ibnul Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Nëse njeriu ia kthen reston atij që i ka bërë padrejtësi me të njëjtën monedhë, atëherë ai vërtetë nuk është gjynahqar, përkundrazi është i drejtë, Allahu -tebareke ue te’ala- ka thënë:
{وَجَزَ ٰۤؤُا۟ سَیِّئَةࣲ سَیِّئَةࣱ مِّثۡلُهَاۖ }
{Shpërblimi i të keqes është me një të keqe si ajo} [esh-Shurā: 40]
Dhe ka thënë i Lartësuari:
{وَإِنْ عَاقَبْتُمْ فَعَاقِبُوا بِمِثْلِ مَا عُوقِبْتُمْ بِهِ}
{Nëse ndëshkoni, ndëshkoni me aq sa jeni ndëshkuar} [en-Nahl: 126]
Ka thënë i Lartësuari:
فَمَنِ اعْتَدَى عَلَيْكُمْ فَاعْتَدُوا عَلَيْهِ بِمِثْلِ مَا اعْتَدَى عَلَيْكُمْ} [البقرة: ١٩٤]
{Dhe kush ju sulmon, sulmojini me aq sa ju kanë sulmuar} [el-Bekareh: 194]
Porse më e mira është falja, nëse personi e meriton atë, për shkak të Fjalës së Allahut -tebareke ue teàla-:
فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ﴾ [الشورى: ٤٠]
{Kush fal dhe bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu} [esh-Shura: 40]
Ama nëse personi nuk e meriton atë, si ai që është i lig dhe agresor ndaj njerëzve, nëse ai do ta falte, ai do të shkonte t’i bënte padrejtësi një personi tjetër, kështu që më e mira është që të mos e falë, madje marrja e hakut që i takon është më e mirë.
🔊 سلسلة فتاوى نور على الدرب الشريط رقم “٢٨٢”
Ka thënë gjithashtu:
{وَالْعَافِينَ عَنِ النَّاسِ}
{Dhe ata që i falin njerëzit}
dmth. të cilët nëse njerëzit i lëndojnë ata i falin, me të vërtetë ai që fal dhe pajtohet shpërblimi i tij është tek Allahu, Ai e ceku faljen këtu, porse e bëri të qartë në Fjalën e Tij:
فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ﴾ [الشورى: ٤٠]
{Kush fal dhe bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu} [esh-Shura: 40]
Se falja nuk është hajër, vetëm nëse ka pajtim, nëse të lëndon një person i njohur për lëndim dhe padrejtësi ndaj robërve të Allahut, atëherë më e mira është që të mos e falësh atë, porse duhet të marrësh të drejtën tënde, sepse nëse ti e fal sherri i tij shtohet, ama nëse personi që ka gabuar ndaj teje, ka pak gabime dhe sulme kundrejt teje dhe ajo që ndodhi ishte diçka e rrallë, atëherë më e mira është që ta falësh atë.
📚 شرح رياض الصالحين” (١١/٢)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema