Loading

Shejkh Muhamed Bazmul thotë:

Çështja e sharjes së Profetit ﷺ në Francë, dhe pasojat që ajo sjell, konfirmojnë detyrën e hixhretit nga vendet e kufrit drejt vendeve të Islamit! E si mund të rrijë muslimani në mesin e një populli që shan Allahun, Profetin dhe fenë?!

{ وَقَدۡ نَزَّلَ عَلَیۡكُمۡ فِی ٱلۡكِتَـٰبِ أَنۡ إِذَا سَمِعۡتُمۡ ءَایَـٰتِ ٱللهِ یُكۡفَرُ بِهَا وَیُسۡتَهۡزَأُ بِهَا فَلَا تَقۡعُدُوا۟ مَعَهُمۡ حَتَّىٰ یَخُوضُوا۟ فِی حَدِیثٍ غَیۡرِهِۦۤ إِنَّكُمۡ إِذࣰا مِّثۡلُهُمۡۗ إِنَّ ٱللهَ جَامِعُ ٱلۡمُنَـٰفِقِینَ وَٱلۡكَـٰفِرِینَ فِی جَهَنَّمَ جَمِیعًا }

{Juve ju është shpallur në Libër (Kur’an) që kur të dëgjoni se po mohohen ajetet Allahut dhe po bëhet tallje me to, atëherë, derisa të hyjnë në bisedë tjetër, mos të rrini me ata! Në të kundërt, ju do jeni si ata! Allahu do t’i tubojë hipokritët dhe jobesimtarët që të gjithë në Xhehennem!} [En-Nisa: 140]

Transmetojnë Ebu Daudi me nr. (2644) dhe et-Tirmidhij (1604) -saktësuar nga El-Albanij dhe Shuajb el-Arnautij- nga El-Mikdad ibnul Esued se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«Unë distancohem nga çdo musliman që qëndron në mesin e mushrikëve!»

Thanë: O i Dërguari i Allahut, përse?

Tha: «Mos ta shohin zjarrin e njëri-tjetrit kur e ndezin në shtëpi!» (Sh.p.: muslimani të mos banojë pranë jobesimtarit.)

Mjafton që muslimani rezident në mesin e mushrikinëve të sjellë ndërmend faktin se ai, nëse Allahu dëshiron t’i ndëshkojë jobesimtarët, është i ekspozuar ndaj çdo fitneje dhe ndëshkimi.

{ یَـٰۤأَیُّهَا ٱلَّذِینَ ءَامَنُوا۟ ٱسۡتَجِیبُوا۟ لِلهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمۡ لِمَا یُحۡیِیكُمۡۖ وَٱعۡلَمُوۤا۟ أَنَّ ٱاللهَ یَحُولُ بَیۡنَ ٱلۡمَرۡءِ وَقَلۡبِهِۦ وَأَنَّهُۥۤ إِلَیۡهِ تُحۡشَرُونَ (24) وَٱتَّقُوا۟ فِتۡنَةࣰ لَّا تُصِیبَنَّ ٱلَّذِینَ ظَلَمُوا۟ مِنكُمۡ خَاۤصَّةࣰۖ وَٱعۡلَمُوۤا۟ أَنَّ ٱللهَ شَدِیدُ ٱلۡعِقَابِ (25) }

{24. O ju që besuat, përgjigjuni ndaj Allahut dhe të Dërguarit kur ju ftojnë për atë që ju gjallëron, dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij; dhe se te Ai do të tuboheni!

25. Ruajuni nga sprova (fitneja) që nuk godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, dhe dijeni se Allahu është Ndëshkues i Rreptë!} [Enfal: 24-25]

Dijetarët kanë vendosur se hixhreti prej vendeve të kufrit drejt vendeve të Islamit është detyrë për atë që ka frikë për:

  • fenë e tij;
  • nderin e tij;
  • fëmijët e tij;
  • dhe nuk ka mundësi të shfaqë fenë e tij.

Sa i takon atij që nuk ka frikë për fenë e tij, as për nderin, as për fëmijët, dhe ka mundësi të shfaqë fenë, atëherë hixhreti për të është i pëlqyer dhe jo i detyrueshëm.

https://mohammadbazmool.blogspot.com/2015/01/blog-post_493.html?m=1

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: