Loading

Shejh Ibn Uthejmin – Allahu e mëshiroftë – thotë:

“Es-selam” do të thotë:

Lutje për shpëtim nga çdo fatkeqësi.

Pra, kur i thua dikujt: “Es-selamu alejke”, kjo do të thotë se ti lutesh për të që Allahu ta shpëtojë nga çdo e keqe:
ta shpëtojë nga sëmundja,
ta shpëtojë nga çmenduria,
ta shpëtojë nga e keqja e njerëzve,
ta shpëtojë nga mëkatet dhe sëmundjet e zemrës,
ta shpëtojë nga zjarri i xhehenemit.

📚 (shpjegimi i “Rijadu’s-Salihin”, vëll. 4, fq. 380)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: