Loading

Ka thënë shejkhu rahimehullah:

Edhe jobesimtarët me mosbesimin e tyre e kritikojnë gënjeshtrën dhe e quajnë të turpshme dhe është për të ardhur keq me Muslimanët sot që e lejojnë gënjeshtrën dhe mendojnë se ajo është shkathtësi dhe zanat dhe se njeriu gënjeshtar dhe sharlatan është i nderuar dhe trim, lusim Allahun për shpëtim!

Është thënë se disa grupe të cilat thërrasin tek Allahu e shohin të lejuar gënjeshtrën në dobi të davetit, por kjo nuk lejohet në asnjë mënyrë, që njeriu të gënjejë për shkak të davetit, e vërteta nuk mund të ngrihet mbi të kotën.

Ku gjendet gënjeshtra në davet?

Nuk ka, përveç aluzionit, që doli prej Ibrahimit -alejhis selaam-, herë ishte në aspektin e davetit e herë ishte në aspektin e mbrojtjes së vetes dhe familjes së tij dhe nuk ishte gënjeshtër.

Ama të vij dikush dhe t’i thotë një fasiku: VAllahi kam parë në ëndërr mbrëmë se ëngjëjt po të ndëshkonin, ndaj bëhu i devotshëm ndaj urdhrave të Allahut.

Atëherë themi: kjo nuk lejohet, edhe pse disa njerëz thonë: nuk ka gjë, sepse është në fushën e davetit.

SubhanAllah!!, gënjen dhe thua: është në fushën e davetit, a është gënjeshtra prej mënyrave të davetit?!!!

📚 شرح الأصول من علم الأصول” (ص ٤١٩)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: