Loading

El-al’lameh Ibnu Uthejmin rahimehullah, duke komentuar ajetin e mëposhtëm në lidhje me sahabët dhe çastin kur panë ushtrinë e madhe të aleatëve, thotë:

{هَذَا مَا وَعَدَنَا اللهُ وَرَسُولُهُ
وَصَدَقَ اللهُ وَرَسُولُهُ}

{Kjo është çka na ka premtuar Allahu dhe i Dërguari i Tij; dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë thënë të vërtetën!} [El-Ahzab: 22]

(Fjala e shejkhut:)

“Ky është kulmi i bindjes, pra, kur në vështirësi dhe pikëllim, njeriu qëndron i palëkundur, besimtar i bindur! E kundërta ndodh me atë që ka mbështetje dhe bindje të  dobët ndaj Allahut: një njeri i tillë, gjatë fatkeqësive dhe pikëllimeve, ndoshta kthehet në mohues; ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

{وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَعْبُدُ اللهَ عَلَى حَرْفٍ}

{Ka prej njerëzve që e adhurojnë me mëdyshje Allahun}

{فَإِنْ أَصَابَهُ خَيْرٌ اطْمَأَنَّ بِهِ وَإِنْ أَصَابَتْهُ فِتْنَةٌ انْقَلَبَ عَلَى وَجْهِهِ خَسِرَ الدُّنْيَا وَالْآخِرَةَ ذَلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ}

{nëse i bie ndonjë e mirë, kënaqet me të; e nëse e godet ndonjë e keqe, kthehet në mohim; e kështu, humb si këtë botë, ashtu dhe Tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë!}

Shumë njerëz, kur janë mirë, janë të kënaqur, por kur sprovohen -Allahu na ruajttë- kthehen në mohues, madje ndoshta arrijnë deri në felëshim dhe mosbesim; kjo sepse e kundërshtojnë caktimin e Allahut dhe e urrejnë atë (caktim) dhe si pasojë, fillojnë të urrejnë edhe Allahun; Allahu na ruajttë! Në rastin e parë ishte mirë dhe nuk e kishte goditur asnjë dëm apo e keqe, ndërsa në rastin e dytë e goditi e keqja, rrjedhimisht u kthye në mohues.

Në këto ajete dhe të ngjashme me to ka argument se njeriu duhet të ketë frikë prej devijimit të zemrës dhe duhet t’i kërkojë Allahut që ta bëjë  të qëndrueshëm në fenë e Tij.

📚 شرح رياض الصالحين” (١ /٥٤١-٥٤٢)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: