Loading

Thotë ish-kryemyftiu i Arabisë Saudite, shejkh Ibnu Bazi rahimehullah:

Çdo musliman duhet ta falë namazin në kohën e tij, dhe nuk lejohet ta vonojë nga koha përkatëse për shkak të disa mësimeve apo ligjëratave. Përveç nëse është udhëtar, të cilit i lejohet t’i bashkojë (namazet), ose i sëmurë që e ka të vështirë ta falë çdo namaz në kohën përkatëse.

📚حكم تأخير الصلاة عـن وقتها من أجل الدراسة
binbaz.org

Sidoqoftë, lënia e xhumasë nuk lejohet. Dhe lënësi është në rrezik. Ai që e lë me qëllim, është në rrezik. Sipas një grupi dijetarësh, nëse e lë me qëllim, konsiderohet jobesimtar. Prandaj duhet pasur kujdes. Në hadith të saktë, Profeti ﷺ thotë: «Le të ndalen disa njerëz nga lënia e xhumave, përndryshe Allahu do t’ua vulosë zemrat e pastaj do jenë prej të pakujdesshmëve!»

Dhe ka thënë: «Kujt e lë xhumanë tri herë pa arsye, Allahu ia vulos zemrën!»

Përmbledhje: Ai duhet të ketë kujdes, të pendohet tek Allahu nëse e ka lënë, dhe ta kompensojë duke falur drekën. Nuk lejohet t’i bindet askujt në këtë çështje, as shefit të punës e as dikujt tjetër.

Duhet t’i jepet përparësi bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, nëse është afër xhamisë dhe e dëgjon ezanin.

Ndërsa nëse ndodhet në një vend të largët, në shkretëtirë, larg qytetit, fal drekën. Por përderisa është rreth qytetit dhe e dëgjon ezanin, i takon të falë xhumanë me njerëzit.

📚حكم التخلف عن صلاة الجمعة
binbaz.org

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: