Al-lameh Ahmed ibnu Jahja en-Nexhmij:
Duhet të ndiqni rrugën e ithtarëve të hadithit, që të thelloheni në kuptimin e fesë dhe të mësoni akiden e saktë.
Allahu kënaqet nga robërit e Tij kur ata ndjekin pikërisht këtë akide. Ndaj mos e lini mënjanë! As djathtas, as majtas! Vërtet, lënia e saj mënjanë do të thotë devijim dhe shkatërrim! Kërkojini Allahut gjithnjë që t’jua frymëzojë udhëzimin, t’jua tregojë të vërtetën për të vërtetë dhe t’ju furnizojë me pasimin e saj; dhe kërkojini t’jua tregojë të kotën për të kotë, t’ju furnizojë me shmangien e saj dhe të mos jua bëjë të përzierë e pastaj të devijoni.
Kjo është rruga e drejtë! Dhe Allahu i ka urdhëruar robërit e Tij që udhëzimin drejt kësaj rruge t’ia kërkojnë në çdo rekat namazi!
📚 شرح أصول السنة” للإمام أحمد – رحمه الله- (ص٢٨)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema