Loading

Ka thënë el-al’lameh Ibnu Bāz rahimehullah:

O muslimanë, përmirësojini vetet! Pendohuni te Zoti juaj! Thellohuni në kuptimin e fesë!

Mjerë ti nga ai angazhim dunjaje i cili të ndikon për në Botën Tjetër. Allahu i Lartësuar ka thënë për cilësinë e armiqve të Tij:

{إِنَّ هَٰؤُلَاءِ يُحِبُّونَ الْعَاجِلَةَ وَيَذَرُونَ وَرَاءَهُمْ يَوْمًا ثَقِيلًا} [الإنسان: ٢٧]

{Vërtet, ata (jobesimtarët) e duan shumë këtë jetë! Dhe nuk e përfillin një Ditë të vështirë, e cila i pret!} [El Insan: 27]

Ju nuk jeni krijuar për dunjanë, por jeni krijuar për Botën Tjetër! Dhe jeni urdhëruar të përgatiteni për të! Ndërsa dunjaja është krijuar që të mbështeteni tek ajo për të adhuruar Allahun. Le të ketë kujdes çdo musliman nga mashtrimi me shumicën, sepse pikërisht kjo është tragjedia me të cilën janë shkatërruar shumica e popujve të mëparshëm.

O i mënçur, duhet të shohësh veten dhe të kapesh pas së vërtetës, edhe nëse njerëzit e braktisin. Dhe ki kujdes nga ajo që Allahu e ka ndaluar dhe njerëzit e veprojnë.

Allahu i Lartësuar thotë:

{وَإِنْ تُطِعْ أَكْثَرَ مَنْ فِي الْأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ ۚ } [الأنعام: ١١٦]

{(O Muhamed alejhis salatu uesselam) Në qoftë se i bindesh shumicës (mohuese) në tokë, do të të largojnë nga rruga e Allahut!} [El En’am: 116]

Disa selefë kanë thënë: “Mos e lër të vërtetën për shkak të pakicës, dhe mos u mashtro me të kotën për shkak të shumicës.”

📚 مجموع الفتاوى” (٢ /١٤٧)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: