![]()
Thotë khatib el-Bagdadi rahimehullah:
Na ka treguar Umer ibnu Ibrahim el-Fakih, i cili tha: na ka treguar Mukatil ibnu Muhamed ibnu Bunan el-‘Ukki, i cili tha:
Isha i pranishëm me babanë dhe vëllanë tim tek Ebu Ishaku, domethënë Ibrahim al-Harbi. Ibrahimi i tha babait tim: Këta janë fëmijët e tu?
Tha: Po.
Tha: Ki kujdes, mos të të shohin aty ku Allahu të ka ndaluar, që të mos humbasësh respektin dhe autoritetin në sytë e tyre.
📚 تاريخ بغداد (٥٣٤/٦) ت. بشار
Përktheu: Abdur-Rahman Mema