Al-lameh Abdur-Rrahmān es-S’idij* rahimehullah:
I mjeri ti nëse ndien keqardhje për çështjet që kanë kaluar, të cilat nuk kanë qenë paracaktuar për ty, si humbja e shëndetit, pasurisë apo e ndonjë pune të dunjasë! Le të jetë ambicia jote për përmirësimin e punës ditore. Njeriu nuk duhet të mendojë për të nesërmen, nuk duhet të mërzitet për atë që ka kaluar dhe nuk duhet të aspirojë për të ardhmen, sepse kjo nuk i bën dobi.Ti duhet të jesh i sinqertë, të mbash besën dhe premtimin, të jesh i drejtë në të gjitha marrëdhëniet, t’i plotësosh të drejtat e tua në mënyrë të plotë, me qetësi dhe me besim të sinqertë. Merru me gabimet dhe punët e tua dhe mos u merr me gabimet dhe punët e tjerëve.Trajtoje çdokënd sipas asaj që i shkon për shtat gjendjes së tij, qoftë i madh, qoftë i vogël, qoftë mashkull, qoftë femër, qoftë udhëheqës, qoftë i udhëhequr.
Ji i butë dhe i mëshirshëm me çdokënd, madje edhe me kafshët. Vërtet, Allahu mëshiron prej robërve të Tij ata që janë të mëshirshëm. Ji mesatar në të gjitha çështjet e tua. Ji mendjehapur për çdo dobi që ka lidhje me fenë dhe dunjanë.
📚 مجموع مؤلفاته” (٢٥٨/٢١)”
__________
* Shejkh Es-Si’dij vdiq në vitin 1376 h.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema