Këshillë e çmuar prej një dijetari fisnik
U pyet el-alameh Ahmed en-Nexhmij -Allahu e mëshiroftë-:
Me çfarë e këshillon muslimanin në këto ditët tona?
U përgjigj: e këshilloj: t’ia përkushtojë jetën teuhidit (veçimit të Allahut në adhurim) dhe besimit të saktë, dmth, të kryej farzet dhe vaxhibatet, të largohet nga gjynahet dhe të ndaluarat, të shoqërohet me njerëz të zgjedhur, të pasojë sunnetet dhe të largohet nga bidatet, të ruhet nga fitnet dhe ato janë shumë në këtë kohë dhe e këshilloj të qëndrojë në shtëpi dhe të qaj për gjynahet e tij, ashtu siç i ka thënë Pejgamberi ﷺ shokëve të tij:
“Qëndro në shtëpi dhe qaj për gjynahet e tua”
📚 فتح الرب الودود” (١/ ١٠٤)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema