Loading

Këshilla e shejkh Rebi’u bin Hadij el-Medkhalij -hafidhahuAllah- për Muslimanët në përgjithësi dhe për selefitë në veçanti, në Libi por jo vetëm prej vendeve islame dhe kjo natën e së Dielës 28 Ramazan 1437 h

Me Emrin e Allahut, Lavdërimi i takon Atij, salati dhe selami qofshin mbi të Dërguarin ﷺ.

Këshilloj veten time dhe muslimanët në përgjithësi dhe selefitë në veçanti, në Saudi, Jemen, Libi, Marok, Algjeri, Indi, Pakistan dhe në vende të tjera të muslimanëve që t’i friksohen Allahut -azze ue xhel’le- fshehurazi dhe hapurazi, që t’i përmbahen rrugës së Resulit ﷺ dhe metodologjisë së tij, sipas kuptimit të selefëve të ummetit.

I këshilloj të gjithë selefitë që të bashkohen dhe ta mëshirojnë njeri-tjetrin dhe t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të largohen nga shkaqet e mosmarrëveshjes, përçarjes dhe ndarjes, dhe të lënë çdo gjë që të çon tek to, sepse mosmarrëveshja e dobëson rreshtin selefij dhe është shkak për shkatërrim dhe prishje të devetit selefij, Allahu i Lartësuar thotë:

{ وَٱعۡتَصِمُوا۟ بِحَبۡلِ ٱللَّهِ جَمِیعࣰا وَلَا تَفَرَّقُوا۟ۚ}

{Kapuni të gjithë për Litarin e Allahut dhe mos u përçani} [El ‘Imran: 103]

Pra Allahu na urdhëron që të kapemi për Litarin e Tij dhe e pasoi atë me fjalën “mos u përçani”.

Të gjithë selefitë duhet t’i friksohen Allahut -azze ue xhel’le- dhe t’i lënë të gjitha mosmarrëveshjet dhe shkaqet e tyre dhe të bashkohen si një dorë e vetme, Allahu -azzze ue xhel’le- thotë:

{وَلَا تَنَـٰزَعُوا۟ فَتَفۡشَلُوا۟ وَتَذۡهَبَ رِیحُكُمۡۖ}

{Dhe mos u grindni ndërmjet jush sepse do të dështoni dhe t’ju lërë fuqia} [el-Enfal: 46]

Grindja të shpie drejt dështimit dhe largimit të fuqisë, duhet që selefitë të thërrasin për tek Allahu -tebareke ue te’la- Dijetarët, nxënësit e dijes dhe rinia, sipas kuptimit të selefëve të ummetit.

Selefitë në Libi duhet që ta ndihmojnë fenë e Allahut të Lartësuar dhe ta mbrojnë atë nga “el-ikhuan el-Muslimun” dhe jo vetëm, el-ikhuan el-Muslimun janë sekti më i rrezikshëm ndaj Islamit, që në themelimin e devetit të tyre, ata janë sekti më gënjeshtarë pas Rafidave, ata kanë bashkimin e feve, “uahdetul uxhud” (panteizëm) dhe kanë sekularizëm.

Ata e kanë marrë pushtetin në shumë vende dhe nuk e kanë zbatuar Sheriatin Islamik, as në akideh dhe as në gjykimin me ligjin e Allahut, për të cilin flasin shpesh rreth tij, që kur është themeluar deveti i tyre, e ndërkohë i bëjnë qafira udhëheqësit për shkak të tij.

Nëse ikhuanët sulmojnë Bengazin dhe tashmë e ka kërcënuar me luftë ikhuani i ashtuquajturi Sadik el-Girjanij, i cili krenohet me Sejid Kutbin dhe e drejton rininë për të lexuar librat e tij të mbushura me devijime të mëdha, prej tyre:

1- Sharja e të Dërguarit të Allahut Musa -alejhis selam- dhe e disa Sahabëve të nderuar.

2- Mendimi i panteizmit

3- Shtrembërimi i Cilësive të Allahut

Dhe ky person e kërcënon Bengazin me luftë dhe ai do ta luftojë atë vetëm që të luftojë selefitë, selefitë duhet që të bashkohen për të ndalur armiqësinë e ikhuanëve të falimentuar dhe të mos u japin mundësi atyre të marrin Bengazin.

Ata veshin xhyben e Islamit, ndërkohë që janë më të ashpër ndaj selefive sesa Jehudët dhe të Krishterët, Da’ishi është edukuar në Iran, të cilët janë degë prej degëve të ikhuanëve që është grupi më i ashpër ndaj selefive, i bëjnë qafira ata si dhe i vrasin gjithashtu.

Ue sal’Allahu ala nebijjina Muhamed ue ala Elihi ue sahbihi.

http://www.rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=319

Shkroi: Rebi’u bin Hadij el-Medkhalij

28 Ramazan 1437 h

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: