Ka thënë el-al’lameh Hammãd el-Ensarī -rahimehullah:
El-Humejdī nxënësi i Ibnu Hazmit u thoshte nxënësve të tij gjatë mësimit në lëminë e hadithit duke i këshilluar: o vëllezër të nderuar ju këshilloj për tre gjëra në lëminë e hadithit, nëse përkujdeseni dhe i kushtoni vemendje këtyre tre gjërave do jeni dijetarë të hadithit dhe do ta kuptoni atë.
I thanë cilat janë ato tre gjëra?
U tha:
E para: dija e “el-‘Ilel”
E dyta: el-Mukhtelif uel Mu’etelif
E treta: njohja e datave të vdekjes së transmetuesve
I thanë: a ka libra që janë shkruar në këtë lëmi që të kërkojmë në to?
1- Në “el-‘Ilel” u tha: ka shumë libra, porse nuk ka libër që i zëvendëson të gjitha ato, përveç njërit, e ai është “El’Ilel” i ed-Darekutn-it.
“El-‘Ilel” i ed-Darekutni-it asnjë libër nuk është shkruar në lëminë e shkencës së el-‘Ilel-it si ai deri në ditët tona.
U tha: kthejuni atij.
2- el-Mukhtelif uel Mu’etelif, u tha: në këtë lëmi nuk numërohen librat, porse nuk ka libër që e zëvendëson tjetrin përveç njërit: “el-Ikmal” i ibnu Makulaa.
3- Datat e vdekjeve të transmetuesve, tha: edhe në këtë lëmi janë shkruar shumë libra, mirëpo nuk ka libër që t’i zevendësojë të gjithë këta libra deri më sot, kështu që duhet të kërkoni.
Edh-Dhehebij e komentoi këtë fjalë me këtë komentim, i cili meriton të shkruhet me flori të bardhë dhe të verdhë.
Tha edh-Dhehebī -rahimehullah- imam në kohën e tij në këtë lëmi:
Kjo fjalë e el-Humejdi-t më bëri që të përkujdesem, t’i kushtoj rëndësi dhe të shkruaj për datat e vdekjeve një libër që të zevendësoj të gjithë librat që janë shkruar në këtë lëmi.
Dhe shkroi librin e tij të njohur: “Tarikhul Islamil Kebir” i cili është në 30 vëllime në formë dorëshkrimi.
Shiko gjithë këtë përkujdesje të madhe që kanë pasur të parët tanë dhe shkujdesjen tonë ndaj tyre.
30 vëllime kur mund t’i lexosh ato?
Përgjigja: do të marrë një kohë të gjatë.
Për këtë shkak, hulumtuesit e kësaj lëmie kanë thënë, kjo e detyroi edh-Dhehebī, Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë prej banorëve të Xhennetit Firdeus, që ta shkurtojë atë me emrin “Sijeru E’lamin Nubela’i”, dhe nuk u ndal vetëm këtu, porse e shkurtoi “es-Sijer” me: “el-‘Ibër fī Tarikhi min ‘Ibër”.
Po ashtu nuk mjaftua vetëm me kaq, porse e shkurtoi “el-‘Ibër” me “el-Isharat fil Uefajat”, e shkurtoi “el-Isharat fil Uefajat” me “el-I’lamu li’taraxhimil E’Alam”.
Shiko nëse i ndjek librat e edh-Dhehebī nga fillimi deri në fund, origjina e të gjitha shkurtesave është “Terikhul Islamil Kebir”.
“Tedhkiratul Huffadh” është marrë nga “Terikhul Islamil Kebir”.
Kështu janë librat e edh-Dhehebī në këtë lëmi, gjithashtu: Diuanu ed-Du’afaai”, po ashtu “el-Mugnij fij ed-Du’afãi”, po ashtu “el-Ethar fij el-Emsãr”.
Dmth librat e edh-Dhehebī sot nëse preokupohesh me to dhe kërkon për to i gjen të gjitha, nëse i mësojmë e rivalizojmë atë edhe pse nuk mund ta arrijmë gradën e tij.
Ky imam i madh thotë për veten e tij:
Kur shkova në Meke si Haxhi dhe bëra Tauafin dhe Sa’jin, piva nga uji i Zemzemit, dhe iu luta Allahut -azze ue xhel’le- që të mësojë përmendësh hadithin dhe shkencat e tij.
Iu lut Allahut që të bëhet si hafizi el-Birzalī. Erdhi edh-Dhehebī dhe u bë më i ditur se el-Birzalī.
Pas kësaj erdhi hafizi Ibnu Haxher, i cili barti këtë dituri pas edh-Dhehebī, ku tha për veten e tij:
Kur erdha si Haxhi, bëra Tauafin dhe Sa’jin, më pas piva ujë Zmezemi dhe bëra nijet që të bëhem si edh-Dhehebij në memorizim e hadithit.
E arrita edh-Dhehebī dhe dëshirova që të mos kufizohem vetëm në ato që janë shkruar më parë, sepse çdo burim të cilin e shfletoi ai e kam shfletuar edhe unë madje edhe më shumë.
Ja kështu është përkujdesja për dijen.
Kështu që nuk kemi rrugë tjetër vetëm se të lusim Allahun -azze ue xhel’le- të na japë ndihmë dhe sukses, sepse ashtu do kemi sukses siç patën edhe ata.
📚 المجموع في ترجمة الشيخ حماد الأنصاري” ١/ ٣٧٤-٣٧٦
Përktheu: Abdur-Rahman Mema