Loading

Transmeton edh-Dhehebij nga ebul Abbas el-Esammu se Abbas ed-Durij ka thënë: e kam dëgjuar ebu Xha’fer el-Enbarin⁽¹⁾ të thotë:

Kur Ahmedin po e dërgonin tek el-Me’mun, u njoftova dhe kalova përmes (lumit) Furatit (për ta takuar). Ai ishte i ulur në han.
I dhashë selam dhe tha: o Eba Xha’fer, qënke munduar për të ardhur deri këtu.

I thashë: Ore, ti sot je kokë dhe njerëzit ndjekin shembullin tënd. Pasha Allahun, nëse ti pohon se Kur’ani është i krijuar, do ta pohojnë edhe njerëzit; nëse ti nuk e pohon, shumë njerëz do të ndalen nga kjo. Sidoqoftë, nëse ai burrë (el-Me’mun) nuk të vret, ti vërtet do të vdesësh një ditë prej ditësh! Nuk ka shpëtim nga vdekja, kështu që ki frikë Allahun dhe mos poho gjë!

Filloi Ahmedi të qajë dhe tha: Maa shaa Allah!

Më pas tha: o eba Xha’fer, ma thuaj edhe njëherë atë që the.

Ia përsërita ndërsa ai thoshte: maa shaa Allah!

📚 سير أعلام النبلاء” (٢٣٩/١١)، ط. الرسالة”

______________
⁽¹⁾ Ai është Muhamed ibnu Abdullah ebu Xha’fer el-Hadh’dhāu el-Enbarij

Ka dëgjuar nga: Fudejl ibnu Ijjad, Sufjan ibnu Ujejneh dhe Shuajb ibnu Harb.

Kanë transmetuar nga ai: Ahmed ibnu Hanbel, Hanbel ibnu Is’hak, Is’hak ibnu Behlul el-Enbarij, Ja’kub ibnu Shejbeh…

Ka thënë Muhamed ibnu Sa’ad: Muhamed ibnu Abdullah el-Hadh’dhāu ka qenë në Enbar dhe e kishte nofkën “ebu Xha’fer”. kishte disa hadithe dhe ishte thikah (i besueshëm).

📚 تاريخ بغداد” (٤١٤/٣، رقم الترجمة: ٩٤٥)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: