Loading

Ka thënë el-al’lameh Abdul-Aziz bnu Baaz -rahimehullah-:

Kam kënaqësi t’ju njoftoj se hadithet që lidhen me fitnet dhe paralajmërimin ndaj tyre, te njerëzit e dijes janë për qëllim fitnet gjatë të cilave nuk dallohet i vërteti nga i koti. Ajo që është ligjësuar për besimtarin në lidhje me këto fitne është ruajtja nga ato.

Ato kishte për qëllim Profeti ﷺ me fjalën e tij:

«Ai që është ulur është më i mirë sesa ai që është në këmbë, ai që është në këmbë është më i mirë sesa ai që ecën dhe ai që ecën është më mirë sesa ai që vrapon».

Sa i përket fitneve që njihet gjatë tyre i vërteti nga i koti, zullumqari nga i shtypuri nuk futen tek këto hadithe të përmendura, përkundrazi argumentet sheriatike prej Kur’anit dhe Sunnetit tregojnë për obligimin e ndihmës së atij që ka të drejtë dhe që është i shtypur ndaj agresorit dhe zullumqarit.

📚 مجموع الفتاوى والمقالات ( ٣٦٣/٧ )

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: