Loading

Thotë Allahu i Lartësuar:

مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُمْ بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ [النحل: 97]

{Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë të kalojë jetë të bukur. Dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira që ka bërë.} [En-Nahl: 97]

Ibnu Kethiri rahimehullah në shpjegimin e këtij ajeti, ndër të tjera thotë:

“Për atë që vepron vepra të mira, vepra që përputhen me Librin e Allahut të Lartësuar dhe Sunetin e Profetit të Tij, ky është një premtim nga Allahu i Lartësuar. Pra, cilindo nga bijtë e Ademit, mashkull apo femër qoftë, nëse ka një zemër që beson në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe beson se ajo vepër e urdhëruar është e ligjësuar nga Allahu, Ai do ta bëjë të jetojë një jetë të mirë në këtë botë, dhe do ta shpërblejë në botën tjetër me më të mirën e asaj që ka vepruar.

“Jeta e mirë’’ përfshin të gjitha llojet e rehatisë, nga çdo drejtim që të vijë.”

📚 تفسير ابن كثير (٦٠١/٤)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: