Loading

Muhamed ibnu Muflih (708-763 h.) Allahu e mëshiroftë ka thënë:

Prej gjërave të çuditshme që kam parë dhe studiuar prej gjendjeve të njerëzve janë vajtimi i shumtë për prishjen e shtëpive, ankimi për furnizim të pamjaftueshëm, sharja e kohës dhe njerëzve që jetojnë në të, përmendja e vështirësisë së jetesës në kohën përkatëse, fjalosja për çmimet e shtrenjta dhe për zullumin e udhëheqësve.

Ndërkohë që ata e kanë parë rënien e Islamit, largimin nga xhamitë, shuarjen e sunneteve, përhapjen e bidateve dhe bërjen e gjynaheve haptazi!

Unë nuk pashë tek ata dikë që të vajtonte për fenë e tij dhe të qante për të metat e tij! As të ndiente keqardhje për kohën e humbur! Dhe përveç merakosjes së papërfillshme në lidhje me fenë Islame dhe madhërimit të dunjasë në sytë e tyre, nuk gjej shkak tjetër për gjithë këtë!

📚 الآداب الشرعية” (٢٤٠/٣)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: