Loading

Thotë shejkh Siraxh ibnu Se’id ez-Zahranij – Allahu e ruajttë- një nga nxënësit e tij:

Përpara se të kaloj te vrasja e shejkhut dëshiroj të prezantoj shejkhun Xhemilur Rahman -Allahu i Lartësuar e mëshiroftë-.

Emri i tij është: Mulla Husejn, kurse Xhemilur Rahman është emri me të cilin njihej gjatë ditëve të Xhihadit.

Shejkhu Xhemilur Rahman -Allahu i Lartësuar e mëshiroftë- ishte i pari që ftoi për në Teuhid në Afganistan, qysh prej 40 vitesh, kur e njohëm atë kishte 20 vite që thërriste në këtë Teuhid apo në Menhexhin Selefij, përpara se ne ta njihnim çështjen e thirrjes dhe Teuhidit.

Ai ishte edukuar mbi një dituri të fortë -lavdërimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut- ai u edukua te dijetarët prej pasuesve të hadithit nga India dhe jo vetëm dhe e mori këtë Menhexh Selefij nga librat e shejkhut të Islamit ibnu Tejmijjeh dhe ibnu Kajjim el-Xheuzijeh -Allahu i mëshiroftë-, u ndikua nga këto libra dhe filloi të përhapë Menhexhin Selefij në Afganistan gjatë ditëve të sundimit komunist.

Ai ia mësoi Teuhidin një personi që ishte nga grabitësit më të mëdhenj dhe shejkhu ndikoi tek ai dhe e ftoi atë për veçimin e Allahut në adhurim dhe ky burrë u bë ndihmës i shejkh Xhemilit në terren dhe filloi të përhapë thirrjen për në Teuhid nëpër zyra, madje edhe te komunistët, askush nuk guxonte t’i thoshte atij: jo, veçanërisht në krahinën e Kunar-it, ai kishte pushtet atje, e kishin frikë sepse ishte grabitës i madh, emri i të cilit ishte Xhendab Khan, pas kësaj ai u bë prej komandantëve më të mëdhenj të shejkh Xhemilit në Kunar dhe ishte prej atyre që kishte influencë.

Shejkh Xhemili me këtë thirrje ndikoi te njerëzit -lavdërimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut- dhe kështu iu bënë shumë vëllezër muahidinë (veçues të Allahut në adhurim) që mësuan diturinë sheriatike dhe pati prej tyre që u bënë dijetarë si psh shejkh Semiu Allah (Nexhibij), i cili është tani në vend të shejkhut Xhemil, të cilët e përhapën çështjen e Teuhidit në mesin afganëve edhe pse ishin në vështirësi, të cilën vetëm Allahu -azze ue xhel-le- e dinte, mirëpo shejkhu dhe vëllezërit e tij bënë durim, u orvatën dhe filloi xhihadi.

I pari që e filloi xhihadin afgan ishte shejkh Xhemilur Rahman, mirëpo ai që e shfaq këtë fjalë o vëllezërit e mi nuk shfaq vetëm fjalën harekijinëve (khavarixhëve) dhe hizbijinëve: se Hikmetjari dhe Sejjafi e organizuan xhihadin e të tjera si këto, madje kur u luftua “xhemati i dauas” në Kunar dhe pati të vrarë, në vend që vëllezërit tanë muahidinë të ishin me vëllezërit tanë dhe t’i ndihmonin ata, mjerisht ndodhi diçka prej lënies në baltë dhe dolën kundër nesh disa njerëz me një dokument dhe e firmosën atë shumë prej atyre që e quanin veten nxënës të dijes dhe në fakt ata ishin harekijunë, sururijunë, i njohim ata personalisht. Ata e firmosën këtë dokument dhe i mashtruan disa njerëz dhe kështu ata firmosën bashkë me ta, që të mos ndihmohen financiarisht të gjithë individët, sepse ata kanë luftuar me njëri-tjetrin dhe kjo është fitne. A duhet të ndodhte ky qëndrim? Kush u prek prej këtij dokumenti dhe kush u prek nga ndërprerja e përkrahjes financiare përveç “xhematit të dauas dhe përmirësimit”? Sa i takon të tjerëve, ata nuk u prekën nga kjo, u vinte atyre ndihmë financiare e fshehtë prej harekijinëve dhe prej udhëheqësve këtu dhe prej organeve të tjera. Hikmetjarit i vinte përkrahja pandërprerë, derisa arriti deri në Iran gjatë kohës së talibanëve dhe ne kemi lajme prej vëllezërve tanë muahidinë atje: se përkrahja për Hikmetjarin dhe Sejjafin vinte pandërprerë, kurse “xhematit të dauas” iu ndërpre përkrahja, përveç se rrallë prej disa vëllezërve tanë muahidinë, të cilët i njihnin ata (xhematin e dauas) dhe vijuan me përkrahjen e tyre -lavdërimi i takon Allahut-.

Pas kësaj goditje ndaj xhematit (të dauas) vëllezërit tanë muahidinë të sinqertë në xhemat u përballën me vështirësi dhe varfëri, por ata -lavdërimi i takon Allahut- bënë durim, luftuan dhe e ndalën shirkun, bidatet dhe mitet dhe përhapën Teuhidin që posedonin, lusim Allahun që të na forcojë ne dhe ata.

Pas gjithë kësaj, shpërblimi që mori ky shejkh i nderuar -Allahu e mëshiroftë- i cili thirri në Teuhid dhe e themeloi atë në Afganistan dhe luftoi në rrugë të Allahut me një xhihad të vërtetë dhe i ndihmoi vëllezërit tanë muahidinë dhe u përhapë Teuhidi në sajë të tij, shpërblimi i tij ishte: të vinin hizbijunët dhe të përgatisnin një person prej tyre, i cili punonte në revistën “el-Bunjan el-Marsus”, nën administrimin e Hikmetjarit, Usameh ibnu Ladenit dhe Abdullah Azzamit, e përgatitën atë dhe e mbushën me urrejtje dhe e ngarkuan gjoksin e tij me një ngarkesë të tillë që nuk duhej ngarkuar ndaj shejkhut Xhemilur Rahman, e portretizuan atë sikur ai i parçanë xhematet, sikur e lufton Teuhidin dhe se ai është me origjinë komuniste e të tjera si këto.

Erdhi ky zullumqar dhe hyri në shtëpinë e shejkhut Xhemil, në atë kohë unë isha i pranishëm dhe aty po zhvillohej një mbledhje përpara vrasjes së shejkhut, ku prezantoi Adnan Aruri, ebu Haxhir el-Irakij nga pala e Usameh ibnu Ladenit, ebu Suhejb el-Misrij, ky sururij të cilin ua përmenda juve, ishin katër veta, të gjithë me fytyra të zeza dhe të errëta, lusim Allahun për shëndet dhe mirëqenie, mirëpo kishin fituar njëfarë besimi te shejkhu Xhemil, erdhën dhe unë isha në shtëpinë afër shejkhut Xhemil dhe shejkhu ishte ulur, isha unë dhe ai ulur në këtë ndenjë, hynë ata të katër dhe thanë: o shejkh! Ne jemi komisioni i pajtimit, duam të bëjmë pajtim në mes teje dhe Hikmetjarit dhe se shejkh Hikmetjari ka rënë dakord dhe na dërgoi për te ju.

Mirë, urdhëroni…, hynë dhe u ulën, foli Adnan Aruri dhe tha: o shejkh, duam që ti të jesh vetëm, tha: urdhëro… dhe heshti, sigurisht unë isha ulur në ndenjë dhe ai donte që unë të dilja.

Tha (Adnan Aruri): Duam që të jesh vetëm, duam që kjo ndenjë të jetë e reduktuar ndaj nuk duam që të jetë njeri tjetër.

Tha: urdhëroni nuk është askush, sigurisht shejkhu -Allahu e mëshiroftë- më vlerësonte dhe më mbante afër, saqë ndonjëherë ulesha me të në mbledhjet e këshillit, në ndjenjat ku ata konsultoheshin dhe unë e njihja gjuhën e tyre dhe ata nuk më fshihnin asgjë. Shejkhu -Allahu e mëshiroftë- nuk dëshironte të më nxirrte, ai (Adnani) e përsëriti fjalën dhe tha: duam që të jesh vetëm, kur e pashë këtë këmbëngulje të tij dola vetë, që të mos e vendosja shejkhun në siklet. Unë po prisja që shejkhu t’i dëbonte, pasha Allahun po prisja që t’i dëbonte, e njihja qëndrimin e shejkhut kur nxehej dhe mund t’i dëbonte, kështu që për shkak të dobisë dola nga shtëpia dhe shkova te një shtëpi përballë, në veri të shtëpisë e mysafirëve, prita aty dhe shtëpia e shejkhut Xhemil ishte ngjitur me këtë shtëpi, kurse shtëpia ime ngjitur me shtëpinë e shejkhut Xhemil -Allahu e mëshiroftë-, kisha ndërtuar shtëpi aty dhe banova për një kohë, kushedi sa vite dhe u martova atje, isha njeri i afërt me shejkhun Xhemil -Allahu e mëshiroftë-.

Kur shejkhu doli nga kjo mbledhje, shkoi në shtëpinë e tij, ishte koha e namazit të Xhumasë dhe donte të merrte avdes, në banjo -Allahu ju nderoftë- ishte një person tjetër dhe ndenji aty (në oborr) duke biseduar me një afgan.

Gjatë kësaj kohe, një egjiptian ishte aty, sigurisht ai që e vrau shejkhun ishte egjiptian, i cili po e priste shejkh Xhemilin brenda shtëpisë së tij qysh prej tre orësh, përpara se të vinte shejkhu, i ulur duke lexuar Kur’an!

Tre orë duke lexuar Kur’an!!! Këtë ma treguan truprojet e shejkhut të cilët ishin prezentë duke thënë: pasha Allahun po lexonte Kur’an pa e ndërprerë leximin!!! Kjo na kujton neve gjendjen e khavarixhëve, kur ai ﷺ tha:

“Dikush prej jush e konsideron si të parëndësishëm namazin e tij krahasuar me namazin e tyre, leximin e tij krahasuar me leximin e tyre, ata e lexojnë Kur’anin por nuk i kalon fytet e tyre, ata dalin prej fesë ashtu sikurse del shigjeta prej gjahut”

U ul ky person duke lexuar Kur’an dhe sikur po i thoshte lamtumirë kësaj bote, shpresonte shpërblimin o vëllezër me vrasjen e shejkh Xhemilit!!! Merreni me mend, një njeri me zemrën e karikuar kundër Teuhidit dhe njerëzve të tij, shpresonte shpërblimin me vrasjen e këtij veçuesi të Allahut në adhurim dhe thirrësi në Teuhid!!!

Ai shkoi te shejkh Xhemili, në atë çast unë isha te shtëpia përballë, mirëpo ai vëllai që ishte prezent, truproja personale më tregonte, tha: doli dhe nuk shkoi që të dilte përballë me shejkhun, doli nga dera e jashtme duke parë sa djathtas e majtas, kërkonte që të gjente një rrugë për t’ia mbathur, u kthye te shejkh Xhemili, kur shejkhu e pa u çua dhe donte ta përqafonte këtë të ri, ai nxori revolverin nga xhepi dhe e qëlloi në kokë nga krahu i majtë me tre shtëna, të gjitha vrasëse, njëra prej tyre mjaftonte.

Në atë çast, thotë truproja personale: “pasha Allahun, o djema, unë mendova se do të qëllonte me revolver për shkak të gëzimit se po shikonte shejkh Xhemilin, nuk mendova se një arab do të vriste shejkhun, kur e pashë që shejkhu ra në karrige aty e kuptova se ky njeri e vrau atë, ai (truproja) tërhoqi automatikun e tij për ta vrarë këtë njeri, mirëpo egjiptiani e qëlloi me armë dhe e plagosi me një të shtënë në barkun e tij, pas kësaj egjiptiani doli nga dera, kur doli e kapi njëri nga të afërmit e shejkhut te dera dhe e qëlloi dhe mjerisht mbaruan punë me të dhe e vranë, do ishte më mirë të mos ishin nxituar, mirëpo nuk i fajësoj ata, u vra shejkhu në mes të shtëpisë së tij dhe në mesin e tyre, kush mundet ta përballojë këtë gjendje, mirëpo lusim Allahun -azze ue xhel-le- që ta falë dhe ta mëshirojë atë.

Në këtë kohë dëgjuam të shtëna dhe hyra në shtëpinë e shejkh Xhemilit nga një derë tjetër që ishte më shkurt, të cilin e dija për shkak se jetoja aty, kur hyra shejkhu ishte i lëshuar në karrige, u ndjeva shumë keq dhe pyeta për vrasësin dhe e pashë atë njeri të cilin plumbat e kishin bërë shoshë, nuk kishte mbetur prej tij vetëm se fytyra përafërsisht, por nuk e njihja atë.

Vura re se shejkhu kishte ende puls, e mora unë dhe një prej të afërmve të tij dhe e futëm në makinë me shpresën se do ta shpëtonim, mirëpo lavdërimi i takon Allahut Zotit të botëve, ndoshta Allahu subhanehu ue te’ala e mori atë tek ajo që është më e mirë për të insha’Allah, lusim Allahun që të jetë dëshmor. Ktheva makinën dhe pasi e ktheva, u ktheva te ky vëllai i cili ruante shejkhun e gjeta duke mbajtur dorën te barku, mendova se u ndikua për shkak të shejkhut, kur ia hoqa dorën i thashë: thuaj: “inna lilahi ue inna ilejhi raxhiunë” kjo është diçka e përcaktuar nuk mundesh dot ta kthesh atë, kur i hoqa dorën i doli gjaku me forcë nga barku dhe aty m’u bë e qartë se ai ishte plagosur, kështu që e dërguam me makinë për tek ambulanca.

Kjo është ajo që ndodhi në vrasjen e shejkh Xhemilit -Allahu i Lartësuar e mëshiroftë-

Përktheu: Abdur-Rahma Mema

Shpërndaje: