Loading

Shejkh Abdus-Selam el-Mubarekfurij -rahimehullah- ka përmendur në librin e tij “Biografia e imam el-Bukhari-t”:

Se imam el-Bukharij njëherë në kohën kur ishte në kërkim të diturisë kishte me vete 1 mijë dinarë (dhe 1 mijë dinarë ishte një shumë e konsiderueshme asokohe) i erdhi një burrë prej pasagjerëve të anijes, i shfaqi atij dashurinë dhe miqësinë e tij dhe filloi t’i rrinte pranë dhe të ulej me të, kur imam el-Bukharij e vuri re këtë dashuri dhe miqësi të tij filloi të anojë nga ai, arriti puna deri aty sa pas disa uljesh me të ai i tregoi për dinarët që kishte me vete.

Atë ditë ky njeri u zgjua nga gjumi dhe filloi të qajë dhe ulërasë, të grisë rrobet dhe të godasë fytyrën dhe kokën, kur njerëzit e panë në këtë gjendje, u habitën dhe u çuditën dhe filluan ta pyesin për arsyen, ai u tha:

Kisha një torbe të vogël me 1 mijë dinarë dhe më ka humbur!

Filluan njerëzit të kërkojnë pasagjerët e anijes një nga një, në atë çast el-Bukharij e nxorri fshehtas torbën e vogël të dinarëve dhe e hodhi në det, kur ata që po kontrollonin njerëzit erdhën pranë tij e kontrolluan edhe atë po ashtu, derisa mbaruan me të gjithë pasagjerët por nuk gjetën gjë, u kthyen tek ai, e fajësuan dhe e qortuan rëndë.

Kur njerëzit zbritën nga anija, ai burri iu afrua imam el-Bukhar-it dhe e pyeti se çfarë bëri me torbën e vogël të dinarëve?

I tha: e hodha në det!

Si e durove humbjen e kësaj shume kaq të madhe?

Imami i tha: o injorant, a e di ti se unë e kam kaluar jetën time duke kërkuar për hadithet e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe bota e ka njohur besueshmërinë time, e si mund ta bëja veten time objekt të akuzës për vjedhje?!

A ta humbas këtë perlë të çmuar (besueshmërinë dhe drejtësinë), të cilën e kam arritur gjatë jetës sime, për shkak të disa dirhemëve.

📚 سيرة الإمام البخاري” (١ /١٢٢-١٢٣)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: