Loading

Pyetje drejtuar Lexhnes: a duhen larë teshat nga të vjellat?

Përgjigjje e Komisionit të Përhershëm për Fetva: e vjella është e pistë, qoftë e vjellë të vogli, qoftë të rrituri, sepse ajo është ushqim që është transformuar në stomak dhe është prishur, ngjashëm me jashtëqitjen dhe gjakun. Nëse bie në rroba apo gjetkë duhet larë me ujë, duke e fërkuar dhe shtrydhur derisa të hiqet pisllëku dhe të pastrohet vendi ku ka rënë.

Sa për abdesin, të vjellat e prishin nëse ato janë shumë, kur e mbushin gojën apo akoma më tepër, ama kur është diçka e vogël, pra, jo kaq sa përmendëm, nuk e prish avdesin.

📚 اللجنة الدائمة” (١٩٣/٤) المجموعة الثانية”

Përktheu: AbduRrahman Mema

Shpërndaje: