Ka thënë el-al’lameh Abdul-Aziz bnu Baaz -rahimehullah-
Ju bëj me dije se qëndrimi në vendet ku dominon në to idhujtaria, mosbesimi dhe feja e krishterë dhe jo vetëm prej jobesimtarëve nuk lejohet, qoftë ai qëndrim në mesin e tyre për punë apo për tregti apo për studime, e të tjera si këto, për shkak të Fjalës së Allahut të Lartësuar:
{Me të vërtetë atyre që engjëjt ua morën shpirtrat, të cilët e kishin ngarkuar veten me faje u thanë: “në çfarë gjendje ishit?” Ata përgjigjen: ishim të pafuqishëm në tokë. Ata u thonë: a nuk ishte toka e Allahut e gjerë mjaftueshëm që të migronit në të?! Këta janë ata vendbanimi i të cilëve është Xhehennemi, e sa destinacion i keq është ai! Përveç të njerëzve të pafuqishëm prej burrave, grave dhe fëmijëve të cilët nuk kanë mundësi të gjejnë rrugëzgjidhje e as nuk mund të orientohen në rrugë, mbase Allahu i fal ata për këtë shkak dhe Ai është Falës i Madh} [En-Nisa: 97-99]
Dhe për shkak të fjalës së tij ﷺ:
«Unë distancohem prej çdo muslimani që jeton në mesin e politeistëve»
Transmetoi Ebu Daud (2274) & et-Tirmidhij (1530)
Ky qëndrim nuk buron nga një zemër që e njeh të vërtetën e Islamit dhe besimit dhe e njeh atë që bie detyrë mbi të prej të drejtës së Allahut në lidhje me Islamin ndaj muslimanëve dhe është i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin si lajmëtar dhe i dërguar.
Me të vërtetë kënaqësia me këtë gjë (me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin si i dërguar) përfshin Dashurinë e Allahut, arritjen e Kënaqësisë së Tij, xhelozinë për fenë e Tij, animin nga të dashurit e Tij gjë që obligon distancimin e plotë dhe largimin sa më larg prej jobesimtarëve dhe vendeve të tyre, madje besimi i plotë në Kur’an dhe Sunnet nuk bashkohet me këto gjëra të ndaluara.
Është vërtetuar nga Xherir ibnu Abdullah el-Bexhelij -radij’Allahu anhu- se ai ka thënë: o Dërguari i Allahut ma jep dorën të të jap besën dhe më vendos kushte, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha:
«Ta japë dorën që të adhurosh Allahun, të japësh Zekatin të këshillosh me sinqeritet muslimanët dhe të ndahesh nga idhujtarët» Transmetoi Ebu Abdur-Rahman En-Nesa’ij (hadithi nr. 4177).
Gjithashtu është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ hadithi i mëparshëm, dhe është fjala e tij -alejhis salatu ues selãm-:
«Unë distancohem prej çdo muslimani që jeton në mesin e politeistëve»
Dhe ka thënë -alejhis salatu ues selãm-:
«Allahu -azze ue xhel’le- nuk ia pranon punët idhujtarit pasi ai të ketë pranuar Islamin apo derisa të ndahet nga idhujtarët»
Njerëzit e dijes e kanë bërë të qartë ndalesën e qëndrimit në vendet e tyre, paralajmërimin prej tij dhe detyrën e migrimit duke pasur mundësi, përveç një personi që ka dituri dhe mençuri shkon atje për të thirrur tek Allahu dhe nxjerrjen e njerëzve nga errësirat në dritë dhe për t’i shpjeguar atyre të mirat e Islamit.
Ajeti i sures Bera’eh (et-Teubeh) tregon:
{Thuaj (o i dërguar): “Nëse etërit tuaj, fëmijët tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikësoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur janë më të dashura për ju se Allahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në Rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa Allahu të sjellë vendimin e Tij. Allahu nuk i udhëzon në rrugën e drejtë njerëzit e prishur} se synimi për ndonjë qëllim të kësaj bote nuk është arsye sheriatike, përkundrazi ai që e bën këtë është i prishur, i kërcënuar me mungesën e udhëzimit, nëse këto gjëra ose disa prej tyre janë më të dashura për të sesa Allahu dhe i Dërguari i Tij, lufta në Rrugë të Allahut, e çfarë e mire mbetet në shikimin e idhujtarisë dhe jo vetëm prej gjërave të këqija dhe heshtja ndaj tyre, e madje praktikon i tyre, ashtu siç ka ndodhur prej disave që më kanë përmendur, prej atyre që atribuohen Islamit.
Edhe nëse banori prej muslimanëve që jeton në mesin e tyre pretendon se ka synime prej synimeve të kësaj bote, siç janë studimet, tregtia dhe kërkimi i rrizkut, kjo nuk shton atij vetem se urrejtjen.
Ka ardhur në Librin e Allahut -subhanehu ue te’ala- kërcënimi i ashpër, thjesht për lënien e migrimit, ashtu siç gjendet në suren “En-Nisa” që parapriu përmendja e saj dhe ajo është Fjala e të Lartësuarit:
{Me të vërtetë, atë cilën u marrin shpirtrat engjëjt, të cilët e kishin ngarkuar veten me faje…} e në vijim…
E si është puna me atë që udhëton për në vendet e jobesimtarëve, dhe është i kënaqur me qëndrimin e tij në vendet e tyre, ashtu siç parapriu nga ajo që unë përmenda se dijetarët -Allahu i Lartësuar mëshiroftë- e kanë ndaluar qëndrimin dhe shkuarjen në ato vende ku muslimani nuk ka mundësi të shfaqë aty hapur fenë e tij, ai që qëndron për studime, apo për tregti, apo për kërkimin e rrezikut dhe shtetasit të atij vendi, gjykimi i tyre dhe ajo që thuhet për ta nuk ka ndryshim, nëse nuk kanë mundësi të shfaqin fenë e tyre dhe kanë mundësi për të migruar.
Ama sa për pretendimin e urrejtjes së tyre bashkë me qëndrimin në vendet e tyre kjo nuk mjafton, vërtetë është ndaluar udhëtimi në ato vende për disa arsye, prej tyre:
1- Se shfaqja e fesë në atë formë që ta largojë nga vetja përgjegjësinë është e pamundur dhe nuk ka mundësi të ndodhë.
2- Tekstet e dijetarëve -Allahu i Lartësuar i mëshiroftë- dhe ajo që duket nga fjalët e tyre dhe udhëzimet e tyre është se ai që nuk e njeh fenë e tij me argumentet dhe faktet e saj dhe nuk e mbron dot fenë e tij dhe nuk i largon dyshimet e jobesimtarëve nuk i lejohet atij të udhëtojë për tek ata.
3- Prej kushteve të udhëtimit në vendet e tyre siguria nga fitneja triumfit të tyre, dominimit të tyre, dyshimet e tyre dhe zbukurimet e tyre dhe sigurua nga përngjasim me ta dhe nga ndikimi i veprave të tyre.
4- Parandalimi dhe ndërprerja e rrugëve që të çojnë tek idhujtaria janë prej bazave dhe rregullave më të mëdha të fesë dhe nuk ka dyshim se ajo që përmende në letrën tënde prej asaj që ndodh prej disa të rinjve muslimanë të cilët u bënë shtetas të atyre vendeve është frut i qëndrimit të tyre në ato vende.
Ajo që bie detyrë mbi ta është që të jenë të qëndrueshëm në fenë e tyre dhe ta punojnë me të, dhe ta shfaqin atë dhe ndjekin urdhrat e saj, dhe largimin nga gjërat e ndaluara dhe të thërrasin për tek ajo (feja), derisa të kenë mundësi migrimin prej vendeve të idhujtarisë drejt vendeve të Islamit.
Allahu e ka në dorë që t’jua përmirësojë gjendjen të gjithëve, e t’ju dhurojë kuptimin në fenë e Tij dhe qëndrueshmërinë në të, t’ju ndihmojë për migrimin nga vendet e idhujtarisë drejt vendeve të Islamit, t’ju japë sukses neve, juve dhe të gjithë muslimanëve dhe të gjithë atyre që Ai i do dhe është i Kënaqur me ta, që t’na ruajë neve dhe juve dhe pjesën tjetër të muslimanëve nga devijimet e fitneve dhe prej cytjeve të shejtanit dhe t’na ndihmojë ne të gjithëve në çdo të mirë dhe ta ndihmojë fenë e Tij dhe ta ngre lart Fjalën e Tij dhe t’i përmirësojë udhëheqësit e muslimanëve dhe t’ju japë atyre kuptim në fe dhe t’ju japë sukses në gjykimin me ligjin e Allahut në vendet e tyre dhe kthimin tek gjykimi i tij dhe kënaqjen me të dhe paralajmërimin ndaj asaj që e kundërshton atë, me të vërtetë Ai është Poseduesi i saj dhe i Aftë për të, ues selãm alejkum ue rahmetullahi ue baraketuh
Muftiu i Përgjithshëm i Arabisë Saudite
Kryetari i Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj dhe Administratës së Kërkimeve Shkencore dhe Fetvasë
📚 مجموع فتاوى ومقالات متنوعة” (٤٠٥/٩)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema