Loading

Ka thënë esh-shejkh Muhamed Bazmul -Allahu e ruajttë-:

Etapat e vëzhgimit në çështjet e dijes

Çdo mesele shkencore kalon vëzhgimi i saj nëpër katër etapa, ku pas tyre kërkuesi i dijes arrin që të njohë atë që është më e saktë në meseletë që ka mospërputhje mendimesh.

Këto etapa janë:

Etapa e parë: Vërtetimi i argumentit.

Etapa e dytë: saktësia e argumentimit me argumentin

Etapa e tretë: që argumenti të mos jetë i shfuqizuar.

Etapa e katërt: të mos ketë argument tjetër që e kundërshton atë.

Nëpër këto etapa kalon çdo mesele ku ka nevojë për vëzhgim dhe për të nxjerrë mendimin më të saktë prej saj.

Meseletë e dijes janë të shumta, por prej konsolidimit të kërkuesit të dijes është që ai të kujdeset për këtë bazë.

Nëse sheh në çdo mesele:

Së pari i kushton rëndësi vërtetimit të argumenteve në lidhje me të.

Së dyti shihet për mënyrën e saktë të argumentimit në lidhje me të

Së treti shihet që këto argumente të mos jenë të shfuqizuara

Së katërti shihet që të mos ketë argument tjetër që kundërshton atë.

Le të sjellim për këto një shembull:

Anuluesit e abdesit janë shumë, le të marrim prej tyre një shembull:

“Anulimi i abdesit nga të vjellat”

E lexon nxënësi anulimi i abdesit nga të vjellat dhe thotë: unë dua ta shoh këtë mesele.

I themi atij: po shikoje këtë mesele, a është vërtetuar argumenti se të vjellat e prishin abdesin?

Thotë: po, e ka transmetuar dijetari hadithin: «Se Pejgamberi ﷺ volli dhe mori abdes»

Ky hadith është hadith i saktë.

Atëherë u vërtetua etapa e parë: “Vërtetimi i hadithit”.

Ndaj sheh për etapën e dytë: “saktësia e argumentimit” a vlen ky argumentim me këtë hadith se të vjellat e prishin abdesin?

Shihet, a ka në hadith argument të qartë se abdesi që mori Pejgamberi ﷺ ishte për shkak të të vjellurit?

Nuk ka tek hadithi argument të qartë se abdesi i Pejgamberit ﷺ ishte për shkak të të vjellurit, përse?

Sepse nuk ka në të përveç veprimit, dhe veprimi i thjeshtë te dijetarët nuk tregon detyrim përkundrazi tregon pëlqyeshmëri.

Dhe kanë për qëllim me “veprim i thjeshtë” veprimin i cili vjen nga Pejgamberi ﷺ ku nuk bëhet një sqarim.

A mund të nxjerrin prej këtij hadithi se është detyrë për atë që vjell të marrë abdes?

Jo, nuk e nxjerrim këtë prej hadithit.

Atëherë themi: ky hadith edhe pse është i saktë argumentimi me të se e prish abdesin me daljen e të vjellave ka vërejtje.

Dhe këndvështrimi i vërejtjes është: se hadithi nuk tregon gjë tjetër përveç thjesht një veprimi, dhe ai nuk tregon detyrim.

Atëherë nxënësi i dijes ka praktikuar etapën e parë dhe të dytë dhe mbaron çështja në këtë formë, dhe nuk ka nevojë për etapën e tretë dhe të katërt.

Mund t’i vijnë atij mesele ku ndërthuren në to hadithet

Marrim një mesele të dytë prej çështjeve në lidhje me prishjen e abdesit

P.sh Hadithin: “Kush e prek organin e tij le të marrë abdes”

Themi: zbatoje rregullin etapave të vëzhgimit të meseleve.

Kërkoi dhe gjeti se për këtë hadith ka pasur mospërputhje dhe mendimi më i saktë është se ai është hadith Hasen, ndaj me këtë ka mbaruar me etapën e parë.

Vjen tek etapa e dytë: a vlen argumentimi me të?

Themi: po, argumentimi me të është i saktë, ajo që është e dukshme prej tij tregon se abdesi prishet me prekjen e organit.

Pas kësaj kalon tek etapa e tretë: sheh nëse hadithi është shfuqizuar, këtu në këtë hadith disa njerëz të dijes kanë thënë se: ai është i shfuqizuar.

Ai që e ka shfuqizuar është hadithi Talkut -radij’Allahu anhu- i cili tha:

E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ për prekjen e organit dhe tha:

«A nuk është ai një pjesë e jotja»

Disa njerëz të dijes kanë thënë: ky hadith është i vonshëm ndërsa hadithi tjetër është i hershëm, ndaj shfuqizohet i hershmi me të vonshmin.

Pra, hadithi i dytë e shfuqizoi hadithin e parë.

I gjen disa njerëz të dijes të thonë: unë nuk jam i bindur me mendimin për shfuqizimin e tij, sepse orgjina është mosshfuqizimi, mirëpo ky hadith e kundërshton të parin.

Pas kësaj kalon tek etapa e katërt: të mos ketë diçka që e kundërshton atë, ku në këtë pikë thotë: ky hadith e kundërshton hadithin e parë.

Unë bëj bashkimin e dy haditheve dhe them: Kush e prek organin e tij me epsh abdesi i tij prishet duke punuar me hadithin: «Kush e prek organin e tij le të marrë abdes»

Ndërsa ai që e prek organin e tij ashtu siç prek çdo organ tjetër të trupit -dmth pa epsh- atëherë abdesi i tij nuk prishet, për shkak të fjalës së tij ﷺ: «A nuk është ai vetëm se një pjesë e jotja».

Dhe të tjerë -prej tyre Muhamed bnu Jahja Edh-Dhuhlij, shejkhu i el-Bukhariut thotë: mendoj se hadithi i parë tregon për pëlqyeshmërinë e marrjes abdes dhe jo për detyrueshmërinë, duke marrë parasysh atë që tregon hadithi i dytë dhe bëj bashkimin në mes dy haditheve me këtë metodë.

Ky është edhe mendimi i shejkhul Islam ibnu Tejmijes i cili ka thënë: “Prekja e organit nuk e prish abdesin, porse është e pëlqyer krahas saj marrja e abdesit duke bërë bashkimin në mes dy haditheve”.

Këtë gjë tha: Muhamed bnu Jahja Edh-Dhuhelij, ashtu siç e ka përcjellë nga ai el-Haakim në: “Ma’rifetu ‘Ulumil Hadith”.

Pra, këto katër etapa praktikohen në çdo mesele të dijes.

Qëllimi me këtë bazë është se lënia e këtyre katër etapave kur kërkon në meseletë e dijes e fut nxënësin e dijes në atë që quhet: “Mos analizë të meseleve”.

Prej detyrimeve të nxënësit të dijes është që ai të kërkojë për një analizë të dijes që ai posedon, dhe kjo është e mundur duke ndjekur këto etapa kur sheh për çdo mesele, që ka shumë mendime dhe ka më shumë se një argument.

Me vëzhgimin në lidhje me vërtetetësinë argumentit është për qëllim, që nxënësi të shoh argumentin a është i saktë apo jo?

Nëse argumenti është Ajet Kur’anor, atëherë nuk shikohet për të sa i përket kësaj.

Nëse argumenti është hadith, atëherë shihet për saktësinë e tij, për shkallën e pranimit dhe refuzimit.

Nëse argumenti është konsensusi i dijetarëve, shihet për saktësinë e asaj që është transmetuar, dhe se nuk ka mospërputhje në këtë mesele.

Nëse është analogji, shihet për kushtet e analogjisë dhe për saktësinë e saj.

Kjo është në përgjithësi ajo që kihet për qëllim me saktësinë e argumentit, dhe nën këtë fjali ka hollësi të shumta.

Dhe është për qëllim me shikimin e saktësisë së argumentimit: që të shohë, a është argumenti në përputhje me atë që pretendohet apo jo? Sa prej argumentuesve me një hadith sahih nuk përputhet me atë që ai pretendon.

Madje ka prej tyre që argumentohen me Ajet Kur’anor, porse ai nuk përputhet me atë që ata pretendojnë, dhe kjo për shkak të mungesës së saktësisë së argumentimit.

Dhe është për qëllim me shikimin që argumenti të mos jetë i shfuqizuar; se ai duhet të shohë, a është ky argument me të cilin është argumentuar në një pretendimin që është në fuqi apo ai është prej atyre që janë shfuqizuar? Dhe në nëse është i tillë praktikon mbi të rregullat e “Shfuqizuesit dhe të Shfuqizuarit”?

Dhe është për qëllim që mos ketë argument tjetër që ta kundështojë atë; të mos ketë ardhur argument tjetër që e kundërshton atë, në këtë rast praktikohet rregulli: “kundërshtimi i hadithit dhe problemet e tij”.

Dhe pas këtyre etapave i bëhet e qartë atij mendimi më i saktë.

Marrë nga Faqja e shejkhut në Facebook

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: