Ka thënë shejkhu, muhaddithi Muhamed Nasiruddin El-Albani Allahu e mëshiroftë:
“Nuk do të ketë qëndrueshmëri për çifutët në Palestinë. Nuk e them këtë nga optimizmi, por e them nga thellimi në kuptimin e shumë e shumë haditheve. Në disa hadithe të sakta, kur shfaqet dexhalli, del nga drejtimi i Iranit – Khorasan – dhe me të janë shtatëdhjetë mijë çifutë që do kenë veshur mantele (shami të veçanta që i veshin çifutët fetarë).
Ata vijnë drejt Palestinës, teksa Isai (alejhis selam) ndodhet në Bejtul-Makdis (Jeruzalem). Dexhalli bashkë me ata çifutë e rrethojnë atë. Atëherë Isai del dhe e godet (dexhallin) me heshtë dhe e vret, dhe ai tretet siç tretet kripa në ujë…
Domethënia e hyrjes së Isait në Palestinë dhe rrethimit të tij nga dexhalli në Bejtul-Makdis tregon se në atë kohë nuk do të ketë çifutë. Prandaj, mos i humbni shpresat nga mëshira e Allahut. {Nuk i humb shpresat nga mëshira e Allahut përveç se populli jobesimtar.}”
📓 [El-Huda uen-Nur, kaseta nr. 633]
Përktheu: Abdur-Rahman Mema