Loading

📘 Abdullah ibnu Mes’ud radijAllahu anhu:

Ju jeni në një kohë kur haku i prin tekave, ama do vijë një kohë kur tekat do t’i prijnë hakut! Kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga ajo kohë!

📚 ‏الجامع لأحكام القرآن” (208/9)”

📘 Hudhejfeh ibnul Jeman radijAllahu anhu:

Gjëja e parë që do humbisni prej fesë suaj do jetë përulja ndaj Allahut, ndersa gjëja e fundit që do humbisni prej fesë suaj do  jetë namazi: do ketë shumë namazlinj, por nuk do ketë hajër në ta; deri në atë pikë sa mund të futet në xhami një xhemat i tërë dhe nuk do e gjesh dot mes tyre dikë të përulur ndaj Allahut!

📚 مدارج السالكين” (٥١٧/١)”

📘 Imam Sufjan Eth-Theurij (vdiq në 161 h.) rahimehullah

Do t’u vijë njerëzve një kohë kur do kenë vdekur zemrat dhe do  jetojnë veç trupat.

📚 حلية الأولياء” (٧/ ٨٢)”

📘 Imam Sufjan ibnu Ujejneh (vdiq në 198 h.) rahimehullah:

Nëse jeton në një kohë kur është e pëlqyer fjala pa vepra dhe dituria pa vepruar me të, dije se qenke në kohën më të keqe dhe mes njerëzve më të këqij!

📚 إبطال الحيل” (٣٤/١)، لابن بطة”

📘 Imam Sufjan Eth-Theurij rahimehullah:

Mos e merr Fenë vetëm se prej atij që shqetësohet për Fenë! Shembulli i atij që nuk shqetësohet për Fenë është si shembulli i mjekut i cili është i sëmurë dhe nuk mundet që të kurojë dhe të këshillojë madje as veten! E si mundka pra të kurojë sëmundjen e njerëzve të tjerë e t’u japë atyre këshilla?!…

Ai që ulet me ty duhet të jetë nga ata që të bën asket (zahid) në dynja dhe ta bën të dashur Botën Tjetër! Ruaju nga ulja me njerëzit e dynjasë, të cilët të zhysin në bisedat e saj! S’ka dyshim se ata ta prishin Fenë dhe zemrën! Kujtoje shpesh vdekjen dhe shtoje kërkimin e faljes për ato gabime që ke bërë! Kërkoji Allahut të të ruajë për atë pjesë të jetës që të ka mbetur!

📚 حلية الأولياء” (٧ /٨٢)”

Përmbledhje përkthimesh nga Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: