Ai ka thënë -rahimehullah- në librin e tij “Ehkamu ehlidh dhimmeh”:
Sa i përket urimit me ritualet e mosbesimit që janë specifike për të, atëherë kjo është e ndaluar me konsensus, si psh t’i urojë ata për festat dhe agjerimin e tyre, duke u thënë: urimet me të mira për ty, ose urime për këtë festë etj si kjo.
Kjo gjë, ndonëse thënësi i saj nuk bën kufër, është prej gjërave të ndaluara dhe është në shkallën sikur ta ketë uruar atë që t’i përulet kryqit, madje ky është gjynah më i madh tek Allahu dhe më i urryer sesa urimi për pirjen e alkoolit apo për vrasjen e një njeriu apo për bërjen e zinasë e të ngjashme me këto.
Dhe shumë prej atyre ku feja nuk ka vlerë tek ata bien në këtë gjë dhe nuk e dinë shëmtinë e asaj që kanë bërë.
Ai që e uron një njeri për gjynah, apo për bidat, apo për mosbesim e ka ekspozuar veten e tij ndaj Urrejtjes së Allahut dhe Zemërimit të Tij.
📚 “أحكام أهل الذمة” (١ /٤٤١)، فصل في تهنئة أهل الذمة.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema