Loading

Thotë Ibnul Kajjim el-Xheuzijeh rahimehullah:

Imam Ahmedi ka theksuar faktin se nëse një burrë prezanton në xhenazeh dhe sheh në të diçka të urryer (të ndaluar) dhe nuk ka mundësi ta largojë, ai nuk duhet të kthehet (s’duhet ta braktisë xhenazen).

Dhe ka thënë se nëse ai ftohet në dasmë dhe sheh gjëra të urryera dhe nuk ka mundësi t’i largojë, duhet të kthehet pas.

Vazhdon Ibnul Kajjimi:
E pyeta Ibnu Tejmijen për ndryshimin në mes të dyjave dhe tha: Haku në xhenazeh i takon të vdekurit, kështu që ai nuk duhet të braktisë hakun e tij për shkak të të urryerave që bëjnë të gjallët.

Ndërsa haku në dasmë është për të zotin e shtëpisë. Nëse ai bën gjëra të urryera në shtëpi, atëhere bie e drejta e tij në lidhje me përgjigjen e ftesës.

📚 إعلام الموقعين” (٤ /١٦٠)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: