Loading

Thotë shejkh Salih el-Feuzan Allahu e ruajttë:

Devotshmëria e pasardhësve nuk arrihet pa lodhje.

  • Patjetër që duhet të lodhesh
  • Patjetër që duhet të kesh durim
  • Patjetër që duhet të bësh përgatitje dhe mbikëqyrje

Ose përndryshe kjo familje do të humbasë, ashtu siç është aktualiteti tani në shumë prej shtëpive, sidomos në kohën tonë, ku janë shtuar në të fitnet, sherret dhe devijimet

Ku janë etërit?

Ku janë nënat?

Etërit janë të zënë me dunjanë, rendin pas dynjasë natë e ditë, rendin pas tubimeve që zgjasin deri në agim, duke u marrë me thashetheme apo më keq sesa kaq.

E ndërsa nënat janë të zëna me shëtitjet nëpër rrugë dhe me mbledhje, me argumentin se janë duke mësuar dhe studiuar apo me argumentin e punësimit

E ndërsa fëmijët ia besojnë ose edukatoreve ose çerdheve, sikur të jenë jetimë, apo sikur të jenë fëmijë të gjetur në rrugë!

Ku e keni amanetin o ju njerëz?

Ku e keni amanetin ndaj fëmijëve tuaj, të cilët i keni nën përgjegjësinë tuaj?

Kini frikë Allahun, me të vërtetë fëmijët tuaj i keni amanet dhe ju jeni përgjegjës për ta, ata janë kopeja juaj.

“Burri është bari në shtëpinë e tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij”

Dhe ai që e humbet kopenë e tij është i kërcënuar me një kërcënim të ashpër Ditën e Kiametit.

“Nuk ka njeri që Allahu i ka besuar atij kopenë e tij vdes ditën kur vdes dhe e lë atë të tradhëtuar, vetëm se Allahu ia ka ndaluar atij Xhennetin”.

https://youtu.be/bgNB5qtEp0A

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: