Ka thënë ebul Hasen ibnu Ebij Jeálã Muhamed ibnu Muhamed (v. 526 h) Allahu e mëshiroftë- në “Tabaķãtul Hanãbileh” (1/35-36):
Kam parë tek ithtarët e endjeve, bidatit dhe mosmarrëveshjes emra të shëmtuar me të cilat ata emërtojnë ehles sunnetin, dëshirojnë me të bërjen e tyre me të meta, sharjen e tyre dhe uljen e tyre në sytë e njerëzve të trashë dhe injorantë.
Sa i takon murxhiave ata e emërtojnë ehles sunnetin: dyshues të mëdhenj, gënjyen murxhiat, përkundrazi ata janë më parësorë për dyshimin dhe më afër me përgënjeshtrimin.
Sa u takon kaderive, ata e emërtojnë ehles sunnetin dhe pohues të cilësive: “muxhebireh” (se njeriu është i detyruar në punët e tij) dhe gënjyen kaderitë, përkundrazi ata janë më parësorë për gënjeshtrën dhe kundërshtimin, të cilët anuluan Kaderin e Allahun -azze ue xhel’le- mbi krijesat e Tij dhe thanë: Ai -tebāreke ue teála- nuk e cakton Kaderin!
Sa i takon xhehmive, ata e emërtojnë ehles sunnetin: “mushebihah” (përngjasues) dhe armiqtë e Allahut xhehmitë gënjyen, përkundrazi ata janë më parësorë me përngjasimin dhe përgënjeshtrimin, shpifën ndaj Allahut -azze xhel’le- gënjeshtrën dhe thanë të pavërtetën dhe mashtrimin.
Sa i takon rafidave ata e emërtojnë ehles sunnetin: “en-nāsibeh” (armiq të Aliut -radij Allahu anhu- dhe ehlil bejtit) dhe gënjyen rāfidat, përkundrazi ata janë më parësorë për këtë, për shkak të armiqësimit të sahabëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ me sharje dhe ofendime dhe folën për ta padrejtësisht dhe i bënë ata si jo të drejtë, si dhe i bënë ata jobesimtarë, duke kundërshtuar Allahun -azze ue xhel’le- dhe shkelur të drejtën e Pejgamberit ﷺ dhe ata janë më parësorë për këtë emërtim dhe për t’u hakmarrë ndaj tyre.
Sa u takon khavarixhëve, ata e emërtojnë ehles sunnetin dhe xhematin: “murxhiah” dhe gënjyen khavarixhët në fjalën e tyre, përkundrazi ata janë murxhiah, pretendojnë se janë në besim dhe në hak, pa pjesën tjetër të njerëzve dhe sipas tyre ata që i kundërshtojnë ata janë jobesimtarë.
Sa u takon njerëzve mendimit ata i emërtojnë njerëzit e sunnetit: “nābiteh” dhe “hasheuijeh” (se ata marrin vetëm atë që duket nga Kur’ani dhe Sunneti dhe nuk i kushtojnë rëndësi logjikës dhe krahasimit) gënjyen njerëzit e mendimit armiqtë e Allahut, përkundrazi ata janë “en-nābiteh” dhe “el-hasheuijeh”, lanë etheret e Pejgamberit ﷺ dhe hadithet e tij dhe ecën duke i dhënë përparësi mendimit dhe e krahasuan fenë me mendimin e mirë dhe e kundërshtuan Kur’anin dhe Sunnetin dhe ata janë ithtarë të bidatit, injorancës dhe devijimit dhe kërkues të dynjasë me gënjeshtra dhe shpifje.
Allahu e mëshiroftë robin që e thotë hakun dhe pason etheret dhe kapet pas sunnetit dhe ndjek shembullin e njerëzve të devotshëm dhe nga Allahu vjen suksesi.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema