Loading

Çfarë do të ndodhte nëse Khalid ibnul Uelidi do ta hidhte në erë kishën e “ajnu et-temr” dhe do t’i vriste të gjithë ata që gjendeshin brenda saj?!!!

Kjo kishë, emri i së cilës ishte “Ajnu et-Temr”, gjendej në shkretëtirën e Irakut. Kur Khalid ibnul Uelidi radij Allahu anhu e çliroi Irakun, gjeti brenda saj 40 djem që mësonin Inxhilin (Ungjillin). E mësonin që të përhapnin Krishtërimin në lindje.

Mes tyre ishin edhe këta: Sirini, Jesãri dhe Nusejri.

Pas çlirimit, u njohën me Islamin. I pari pranoi Islamin dhe lindi Muhamed ibnu Sirinin, imam mes tabi’inëve. I dyti gjithashtu pranoi Islamin dhe lindi Muhamed ibnu Is’hak ibnu Jesãrin, autorin e librit të njohur “Sīratu ibni Is’hak”, libër ky i biografive dhe betejave.

Edhe i treti e pranoi Islamin dhe lindi Musa ibnu Nusejrin, çliruesin e Andaluzisë dhe Afrikës Veriore.

Këto pra janë frytet e Islamit, fryte të cilat i kuptuan Khalid ibnul Uelidi dhe sahabët e nderuar.

Islami është mëshirë dhe mirësi për Njerëzimin, si dhe thirrje për tek Allahu, me urtësi dhe me këshillë të mirë.

Ai nuk ishte ashtu siç veprojnë khauarixhët e sotëm, si Daish, Nusra, El-Kaideh, Boko Haram etj., të cilët e shpërfytyruan imazhin e bukur të Islamit!!!

✍️ Abdur-Rahman Mema

Shtojcë:

Abdur-Rahman ibnu Jusuf ibnu Sa’id ibnu Khirash (vdiq në 283 h.) rahimehullah ka thënë:

Muhamed ibnu Sirini, Jahja ibnu Sirini, Ma’bed ibnu Sirini, Enes ibnu Sirin dhe (e bija) Hafsah bintu Sirini janë vëllezër. Të gjithë janë thikat (të besueshëm).

📚 “تاريخ بغداد” (٢٨٥/٣)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: