![]()
Shejkh Muhamed Bazmul:
Me të vërtetë, origjina është se njerëzit e dijes janë më të ditur. E kanë më shumë frikë Allahun, shpresojnë Kënaqësinë e Allahut dhe kanë frikë nga Zemërimi i Tij. Ndaj mos mendo keq për ta! Barte fjalën e tyre tek ajo që është më e mirë dhe arsyetoji, madje akuzo veten tënde përpara se të akuzosh ata!
Është thënë se shejkh Ibnu Bazi rahimehullah, gjatë presidencës së tij në kryesi të mbledhjeve të dijes, kur dikush kundërshtonte dijetarët pa i interesuar sa ishin, i thoshte: Kthehu, Allahu të bekoftë! Kthehu dhe akuzo veten tënde!
📚 Marrë nga faqja e shejkh Muhamed Bazmulit në facebook
Përktheu: Abdur-Rahman Mema