Ka thënë el-Al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-:
Kemi dëgjuar se jomuslimanët i marrin ulëset e banjos të cilat tek ne quhen: “banjo alla frënga”, sepse kur hynë në banjo ulet në këtë ulëse dhe merr me vete një gazetë apo revistë dhe e lexon atë derisa t’i mbarojë të gjitha lajmet të cilat gjenden në të, dhe kjo është prej urtësisë së Allahut -azze ue xhel’le- kur thotë:
{të këqijat janë për të këqinjtë}
Për këtë shkak ata i duan qentë, dhe qentë janë kafshët më të pista saqë nuk pastrohet ena të cilën e ka lëpirë qeni vetëm se duke e larë shtatë herë dhe njëra prej tyre me dhe, mirëpo ata njerëz i duan qentë, sepse shpirtrat e këqinj i duan gjërat të këqija.
📚 (التعليق على رسالة حقيقة الصيام” (ص ٣٣”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema