Loading

Transmetohet nga Ebu Se’id el-Khudrij- Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- që Profeti ﷺ të ketë thënë:

«Do pasoni traditat e atyre që kanë qenë përpara jush, hap pas hapi, deri aty sa, nëse do hynin në strofullën e dabit, do hynit edhe ju!»

Shejkh Salih el-Feuzan hafidhahullah thotë:

Dhe është për të ardhur keq që sotdita gjejmë në ummet njerëz që u përngjasojnë jehudëve e të krishterëve në çështje të kota, çështje të cilat nuk kanë asnjë vlerë, janë të turpshme dhe të ulëta. Ndërkohë i konsiderojnë të përsosura, të bukura, civilizim dhe zhvillim!!! E prej këtij pasimi që bënë muslimanët është edhe ky: kur të krishterët i zhveshën gratë e tyre, i nxorrën në punë të vështira dhe i përzjenë me burrat, gjetëm në këtë ummet njerëz që e bëjnë këtë dhe thërrasin për tek kjo, e dëshirojnë dhe e rekomandojnë, madje e praktikojnë te gratë dhe vajzat e tyre, duke pasuar në mënyrë të verbër jehudët dhe të krishterët, dhe duke menduar se jehudët dhe të krishterët kanë arritur në këtë shkallë të zhvillimit industrial vetëm e vetëm si për shkak të zhveshjes së grave të tyre dhe prishjes së moralit. E gjen pasimin e tyre verbtazi në çdo çështje të kotë, si p.sh. te rruajtja e mjekrrës, zgjatja e mustaqeve, ndjekja e modës së veshjes në kundërshtim me rregullat e veshjes në sheriat (e një pafundësi gjërash të tjera).

Disa naivë (që besojnë çdo gjë që u thuhet) mendojnë se jehudët dhe të krishterët e arritën këtë zhvillim industrial pikërisht për shkak të këtyre çështjeve në të cilat i këta pasojnë verbrazi, ndërkohë që ata e kanë arritur atë me seriozitet dhe mundim, në kërkimin dhe mësimin e tyre.

Në mënyrë të përmbledhur themi: Allahu dhe i Dërguari i Tij na kanë paralajmëruar nga pasimi i jehudëve dhe të krishterëve, ama Ai subhanehu ka caktuar se do të ketë në këtë ummet njerëz që do t’i pasojnë ata: vini re përshkrimin e përpiktë të Profetit ﷺ në fjalën e tij lidhur me këtë pasim të verbër: do t’i pasoni ata hap pas hapi!

📚 التعليق القويم على كتاب الصراط المستقيم

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: