Loading

Thotë shejkh Sulejman er-Ruhejlī hafidhahullah:

Divorci dikur nuk ndodhte shpesh: ne e kemi mbërritur këtë gjë; kemi kaluar shumë vite dhe nuk kemi dëgjuar që një burrë ta ndante gruan. Ndërsa sot burrat kanë filluar të divorcojnë shumë; divorcin e degjon shumë. Shkaku i kësaj -dhe Allahu e di më së miri- është ky: ndryshe nga ata që ishin përpara, të cilët dinin të meditonin përpara se të flisnin, shumica e njerëzve sot flasin e pastaj meditojnë. Kësisoj, disa burra u ngjajnë grave në këtë aspekt. Femra dihet që është emocionale: një gjë e vogël të ndodhë, i del përpara burrit e i thotë: “Më divorco! Më divorco! Unë të urrej; nuk të dua!”

E kur ai i thotë: “Je e divorcuar!”, ajo shtrihet në tokë dhe fillon të qajë. Tani disa burra janë bërë të ngjashëm në këtë aspekt; dhe në çdo emocion apo gjendje emocionale, e divorcojnë gruan.  Pastaj menjëherë merr në telefon e thotë: “O shejkh! UAllahi! E ndava! Ajo tani është tek unë, në krevat! UAllahi! O shejkh, a ka ndonjë rrugëzgjidhje?”

Burri duhet të jetë ashtu siç i kërkohet (fetarisht); duhet t’i kontrollojë emocionet dhe zemërimin dhe të mos e shqiptojë këtë fjalë (divorcin) pa e medituar gjerë e gjatë.

🎙قلة نسبة الطلاق قديما وارتفاعه حديثا

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: