Pyetje: Ç’gjykim sheriatik ka t’u japësh dorën grave? A lejohet t’ua japësh dorën duke pasur një mjet pengese, fjala vjen ndonjë rrobë etj.? Allahu ju shpërbleftë me të mira!
Muftiu: Al-lameh AbdulAziz ibnu Baz rahimehullah
Përgjigje: BismiLahir Rahmanir Rahim. Elhamdulilah, ue sal-la Allahu ue sel-lem ala Resuli-Lah ue ala Elihi ue as’habihi ue men ihteda bihudāhu. Dhe më pas:
Nuk lejohet t’i japësh dorën gruas së huaj, për shkak të fjalës së Profetit ﷺ të transmetuar në hadith sahih:
“Unë nuk ua jap dorën grave!”
Ka thënë Aishja radij Allahu anha:
“Pasha Allahun! Dora e të Dërguarit të Allahut nuk e ka prekur kurrë dorën e grave! Ai ua merrte besën vetëm me fjalë!”
E gjithë kjo sepse dhënia e dorës është mjet për të rënë në fitne! As me pengesë nuk lejohet, sepse dhënia e dorës me pengesë është rrugë drejt dhënies pa pengesë. Mjafton përshëndetja me fjalë dhe pyetja për gjendjen. Kaq mjafton. Elhamdulilah. Sa për ato që i ke të ndaluara për martesë, nuk ka problem. Nuk ka problem që burri t’ia japë dorën nënës, motrës, bijës, hallës etj…, Po.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema