Ka thënë esh-shejkh, el-al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-:
Fjala e tij (e autorit):
“Duhet që ai që ha në grup të mos e ngre dorën përpara derisa të ngopen”
Në veçanti kur ai është i pari fisit, ose i zoti i shtëpisë, mos u ço përpara tyre; sepse nëse ti (i pari fisit dhe i zoti i shtëpisë) ngrihesh përpara tyre, ndoshta ngrihen edhe ata nga turpi, pa u ngopur, ndaj ji personi i fundit që ngrihesh.
Fjala e tij: “Dhe të dalë me mikun e tij deri tek dera e shtëpisë”
Dmth: është e pëlqyer dhe kjo -gjithashtu- është në varësi të zakonit, nëse miku është nga ata është mësuar që ta shoqërosh deri tek dera atëherë shoqëroje përndryshe nuk ka nevojë.
Fjala e tij: “Është mirë që ta mbajë kafshën e tij të udhëtimit”
Kjo është nëse ai vjen me deve, e mban atë derisa t’ja lehtësojë ngjitjen dhe në kohën tonë i hap atij derën e makinës.
Fjala e tij: “Duhet që miku -madje çdo njeri- që të tregohet i thjeshtë në uljen e tij”
Dhe ato që e kundërshtojnë thjeshtësinë janë dy gjëra:
E para: mëndjemadhësia dhe kjo është e ndaluar, madje është prej gjynaheve të mëdha.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
{ وَلَا تُصَعِّرۡ خَدَّكَ لِلنَّاسِ وَلَا تَمۡشِ فِی ٱلۡأَرۡضِ مَرَحًاۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا یُحِبُّ كُلَّ مُخۡتَالࣲ فَخُورࣲ }
{Mos e kthe kokën mënjanë nga njerëzit duke i përçmuar ata mendjemadhësi dhe mos ec në tokë me kryelartësi} [Lukman: 18]
E dyta: mos qënia mëndjemadh e as i thjeshtë, por normal, kjo gjëndje është e lejuar, por më e mira është që të jetë i thjeshtë.
A është prej thjeshtësisë që ai t’u japë mish të miqve të tij siç bëjnë disa njerëz?
Edhe kjo gjithashtu i kthehet zakoneve, nëse zakoni është që kjo është prej thjeshtësisë dhe nderimit, atëherë bëje, ose në të kundërt jo.
Gjithashtu, nëse miku të thotë: nuk dua më, mos e vendos në siklet, lëre të marrë si të dëshirojë.
Fjala e tij: “Nëse i zoti i shtëpisë i cakton një vend për t’u ulur, atëherë nuk e ndërron atë”
Kjo është prej edukatës, nëse i zoti i shtëpisë i thotë atij: urdhëro ulu këtu, ai nuk duhet t’i thotë: jo, nëse është njeri i nderuar dhe me pozitë dhe e ul në një vend ku nuk i shkon për shtat atij, atëherë mund ta refuzojë atë, sepse ai nuk e ka nderuar atë.
Nëse ai i thotë atij që po hyn: ulu këtu, dmth në ballë të vendit, mirëpo ai që po hyn dëshiron një vend tjetër ku të jetë më pranë me të gjithë pranishmit, a e kundërshton të zotin shtëpisë, t’i Themi: Nuk ka gjë? Apo t’i themi: ti ke hyrë me lejen e të zotit të shtëpisë dhe nuk duhet të ulesh në një vend tjetër pos vendit që të ka caktuar ai?
Përgjigjja: është e dyta, por nëse e sheh të dobishme që të ulet në mes të njerëzve, atëherë le të marrë leje.
📚 “الشرح الممتع زاد المستقنع” (١٢ /٣٧٧-٣٧٩)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema