![]()
Ka thënë Ibrahim ibnu Is’hak el-Gasilijju: më ka treguar Salih ibnu Ahmed ibnu Hanbel, i cili tha: më ka treguar im atë se:
Nuk ka nxjerrë Khurasani pas ibnul Mubarekut si Jahja ibnu Jahja.
Ka thënë Ebul Abbas es-Ser’raxh: e kam dëgjuar en-Nebil, Ebat Tajjib el-Mekfuf -dhe ai është ulur te Jahja ibnu Jahja- të thotë:
Më ka thënë Is’hak ibnu Rahujeh një ditë se: Jahja ibnu Jahja është bërë imami i lindjes dhe perëndimit.
Thashë: nuk ka pasur në Khurasan pas tij të ngashëm me të, përveç Is’hakut, as pas Is’hakut si edh-Dhuhlij, as pas edh-Dhuhlit si Muslimi, as pas Muslimit si Muhamed ibnu Nasër el-Meruezij, as pas ibnu Nasër si ibnu Khuzejmeh, as pas tij si Ebu Hāmid ibnu esh-Sherkijju dhe as pas tij si Ebu Bekër es-Sibgijju.
📚 سير أعلام النبلاء” (٥١٩/١٠) ط. الرسالة”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema