Ata janë në ndarë në tre mendime:
Mendimi i parë: se ai ka qenë prej engjëjve.
Mendimi i dytë: se ai ka qenë prej xhinnëve.
Mendimi i tretë: se ai ishte prej engjëjve dhe Allahu e transformoi prej xhinnëve, kur ai kundërshtoi urdhërin e Tij me mosbindjen e tij për t’i bërë sexhde Ademit.
Në vijim po përmendim shtjellimin për secilin mendim:
Mendimi i parë: se ai ishte prej engjëjve
Këtë mendim e kanë pasur dijetarët si: ibnu Mes’ud, ibnu ‘Abbaas sipas një transmetimi, Se’id bnil Musejjib, Se’id bni Xhubejr, ndërsa ibnu Xherir et-Tabarī dhe el-Begauī kanë thënë që ky është mendimi më i saktë, ibnu ‘Atijeh, el-Kurtubī dhe esh-Sheukanī i kanë atribuar atij fjalën se ky është mendimi i shumicës së dijetarëve, ashtu siç përmendet në tefsiret e tyre në komentimin e Ajetit tek surja (El-Bekare) dhe (el-Kehf).
Argumenti i tyre është Fjala e Allahut të Lartësuar:
{وإذ قلنا للملائكة اسجدوا لآدم فسجدوا إلا إبليس أبى واستكبر}
{Kujto kur u thamë: Engjëjve: “përuljuni në sexhde Ademit” dhe ata ju përulën, përveç Iblisit i cili refuzoi dhe u tregua mendjemadh}
Sepse nëse Iblisi nuk do të ishte prej engjëjve nuk do të ishte urdhëruar për t’i bërë sexhde Ademit dhe nuk do t’i llogaritej si gjynah.
Thanë: përfshirja e tij me engjëjt në këtë ajet tregon se ishte ai prej tyre, dhe u përgjigjën për qënien e tij prej xhinnëve se ata janë fis prej engjëjve që u krijuan nga zjarri pa tym dhe se fjala xhinn përdoret edhe për engjëjt.
Mendimi i dytë: Se ai ishte prej Xhinnëve.
Dhe këtë mendim e kanë pasur dijetarët në vijim: ibnu Abbaas sipas një transmetimi tjetër, El-Hasen el-Basrij -e ka saktësuar këtë fjalë të tij ibnu Kethir-, ez-Zuhrij, Shihr bni Hausheb, Abdur-Rahman bni Zejd Eslem, shejkhul Islam ibnu Tejmijeh ka thënë që ky është mendimi më i saktë, ibnu Kethir, Es-Sujutij, esh-Shinkitij, ibnu Uthejmin.
Ktheju për këtë tefsireve të tyre tek Ajeti i sures el-Bekare dhe el-Kehf.
Sa i përket shejkhul Islam ibnu Tejmijeh ai e ka përmendur mendimin e tij në Mexhmu’ul Feteua 4/346, dhe ibnu Uthejmini në librin e tij, të cilin e ka shkruar enkas për Suren el-Kehf, tek Ajeti që flet për historinë e Ademit dhe Iblisit, po ashtu në Fetvatë e tij me numër 108, ndërsa Es-Sujutij e ka përmendur mendimin e tij në “Tefsir el-Xhelalejn” tek Ajeti i sures el-Kehf.
Dhe prej argumenteve të tyre:
1- Fjala e Allahut të Lartësuar në suren el-Kehf:
{وإذ قال ربك للملائكة اسجدوا لآدم فسجدوا إلا إبليس كان من الجن}
{Kujto kur Zoti yt u tha engjëjve përuljuni Ademit në sexhde, ata ranë në sexhde përveç Iblisit që ishte prej Xhinnëve}
Këtu Allahu e bën të qartë se ai ishte prej Xhinnëve.
2- Fjala e të Lartësuarit në të njëjtin Ajet të sures el-Kehf:
{أفتتخذونه وذريته أولياء من دوني}
{A do ta merrni atë dhe pasardhësit e tij për miq në vendin Tim}
Këtu Allahu theksoi se ai ka pasardhës dhe ata janë xhinnët, ndërsa engjëjt nuk kanë pasardhës. Nëse do të kishte qenë engjëll nuk do të kishte pasardhës.
3- Se Iblisi është krijuar nga zjarri, ashtu siç ka thënë i Lartësuari duke treguar rreth Iblisit:
{أنا خير منه خلقتني من نار}
{Unë jam më i mirë sesa ai, mua më krijove nga zjarri}
Ndërsa engjëjt janë krijuar nga drita, ashtu siç ka ardhur në Sahihun e Muslimit, hadithi nr. (2996) nga Aishja -radij’Allahu anha- dhe ajo nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:
“خلقت الملائكة من نور”
“Engjëjt u krijuan nga drita”
Kemi dy tekste të qarta që tregojnë ndryshimin e krijimit të engjëjve dhe atë të iblisit.
Ka thënë i Lartësuari për engjëjt:
{لَا يَعْصُونَ اللَّهَ مَا أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ}
{Ata nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut dhe veprojnë atë që janë urdhëruar}
Nëse Iblisi do të ishte engjëll nuk do të kishte kundërshtuar urdhrat e Allahut.
5- Se xhinnët që janë pasardhësit e iblisit kanë oreks për të ngrënë dhe etje për të pirë etj…, ndërsa engjëjt nuk kanë oreks.
Dhe ajo që tregon për këtë janë një numër tekstesh, prej tyre:
A- Se xhinnët e pyetën Pejgamberin ﷺ kur ata u mblodhën rreth tij për të ngrënë ushqimin e tyre, ai u tha:
“Është e juaja çdo kockë që është përmendur Emri i Allahut dhe bie në duart tuaja dhe ajo është e gjitha mish për ju dhe çdo bagël është ushqim për kafshët tuaja”.
Dhe në të njëjtin hadith tha: “Mos u pastroni me ato të dyja sepse janë ushqim për vëllezërit tuaj” Transmetoi Muslimi 2/36 hadithi nr. 450
B- Fjala e Allahut të Lartësuar:
{أفتتخذونه وذريته}
{A do ta merrnit atë dhe pasardhësit e tij}
Dhe pasardhësit patjetër që kanë epsh.
C- Fjala e të Lartësuarit:
{لَمْ يَطْمِثْهُنَّ إِنْسٌ قَبْلَهُمْ وَلَا جَانٌّ}
{Nuk i ka prekur njeri para tyre dhe as xhinë}
D- “Fjala e Pejgamberit -sal’Allahu alejhi ue sel’lem- “Shejtani ha dhe pi me të majtën”. Transmetoi Muslimi 2020
Mendimi i tretë: Se origjina e iblisit ishte prej engjëjve por Allahu e transformoi prej xhinnëve kur ai kundërshtoi urdhërin e Tij.
E kanë thënë këtë prej dijetarëve: ibnu Abbaas në një trasmetim tjetër, siç gjendet në “ed-Darul Menthur” (9/565)
Argumenti i këtij mendimi është se ai është Tefsir i sahabit.
✔ Mendimi më i saktë është mendimi i dytë, dhe ai është se ai është prej xhinnëve për shkak të fuqisë së argumenteve.
Dhe ky është mendimi i hulumtuese prej njerëzve të dijes, siç është ibnu Tejmijeh, esh-Shinkitij, el-Uthejmin dhe jo vetëm.
Ndërsa përgjigja ndaj argumentit të mendimit të parë se Iblisi është prej engjëjve, sepse urdhri për t’i bërë sexhde Ademit e përfshin edhe atë.
Përgjigjet e dijetarëve në lidhje me argumentin e mendimit të parë janë të ndryshme:
Ka thënë Ibnu Tejmijeh -rahimehullah- për Iblisin: “Ishte prej tyre -dmth prej engjëjve- sa i përket pamjes së tij, dhe nuk ishte prej tyre sa i përket origjinës së tij”
📚 “مجموع الفتاوى” ٤ /٣٤٦
Ka thënë Ibnu Kethiri -rahimehullah-: “Dhe kjo për shkak se ai (Iblisi) i shihte me vemendje atë që vepronin e engjëjt dhe filloi t’u përngjasonte atyre, të adhuroj Allahun dhe duke iu afruar Atij me vepra të mira, për këtë arsye u përfshi në radhët e tyre dhe kundërshtoi urdhrin e Allahut”
📚 “تفسير ابن كثير” ٥ /١٦٧
Ka thënë Ibnu Uthejmini -rahimehullah-:
“Allahu e përshiu me engjëjt sepse ai rrinte me ta dhe jo se ishte prej tyre, gjë që e ka qartësuar Ajeti i sures el-Kehf {ishte prej Xhinnëve}”… Më pas tha: “ky përjashtim quhet përjashtim ndarës”.
Ashtu siç thua: “Erdhën njerëzit përveç gomarit” dhe kjo është gjuhë arabe letrare, u përjashtua gomari nga njerëzit edhe pse nuk është prej tyre.
📚 “الفتاوى” لابن العثيمين رقم الفتوى ١٠٨
Përgatiti dhe përktheu: Abdur-Rahman Mema