Pyetje drejtuar shejkh Salih ibnu Feuzan el-Feuzan -Allahu e ruajttë-:
Pyetje: çfarë gjykimi ka dhurimi i një sasie të madhe parash jobesimtarëve?
Përgjigje:
Nëse kjo është në dobi të muslimanëve, nuk ka problem, që të largojmë sherrin e tyre, madje edhe prej Zekatit u jepet, për t’i përfituar zemrat e tyre, që të shpresohet largimi i sherrit prej jobesimtarëve.
Kur shpresohet largimi i sherrit të jomuslimanit prej muslimanëve i jepet prej Zekatit, i cili është farz, e si nuk i jepet prej pasurisë e cila nuk është prej Zekatit, me qëllim largimin e dëmit të tyre prej muslimanëve?
Disa injorantë mendojnë se kjo është prej miqësimit, kjo nuk është prej miqësimit kjo është prej marrjes me të mira, për të larguar rrezikun dhe sherrin e tyre.
📚 الفتاوى المهمة في تبصير الأمة” (ص ٧٣)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema