Loading

Ka thënë imam Ibnu Kajjim el-Xheuzijjeh rahimehullah:

Nuk ka dyshim se lejimi i përzierjes së grave me burrat është origjina e çdo belaje dhe të keqeje! Ai është prej shkaqeve më të mëdhaja të zbritjes së dënimeve të përgjithshme, ashtu siç është prej shkaqeve të prishjes së çështjeve të njerëzve, qofshin këta prej njerëzve të thjeshtë apo prej elitave.

Përzierja e burrave me gratë është shkak për shtimin e punëve të shëmtuara dhe marrëdhënieve intime të jashtëligjshme. Ajo është shkak i vdekjeve në masë dhe i murtajave të njëpasnjëshme.

Kur u përzienë laviret me ushtrinë e Musës (alejhis selam) dhe u përhapën në mesin e tyre marrëdhëniet intime të jashtëligjshme, Allahu u dërgoi murtajën: vdiqën në një ditë të vetme 70 mijë vetë!!! Kjo histori është e njohur në librat e tefsirit.

Pra, prej shkaqeve të vdekjeve në masë është shtimi i marrëdhënieve intime të jashtëligjshme si rrjedhojë e përzierjes së grave me burrat dhe ecjes së tyre të zbuluara dhe të zbukuruara në mesin e burrave.

Nëse udhëheqësit do ta dinin se çfarë prishjeje ka e gjithë kjo në lidhje me dynjanë dhe shtetasit -mos të flasim pastaj për dëmin fetar- do të ishin më të ashprit në ndalimin e saj!

Ka thënë Abdullah ibnu Mes’ud radijAllahu anhu:

“Nëse shfaqet zinaja (marrëdhëniet intime të jashtëligjshme) në një vend, Allahu jep leje për shkatërrimin e tij.”

Mbaroi fjala e tij; Allahu e mëshiroftë!

📚 الطرق الحكمية” (٧٢٤/٢)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: