Loading

Al-lameh Ibnul Uthejmin rahimehullah:

Është detyrë o vëllezër që mos të jemi as atdhetarë e as nacionalistë, pra, mos të jemi fanatikë pas kombit dhe vendit, sepse nën flamurin e fanatizmit atdhetar përfshihen besimtari, i prishuri, i degjeneruari, jobesimtari, ateisti, laiku, bidatxhiu dhe suniu; e vatani i përfshin të gjithë këta.

Nëse përqendrohemi vetëm tek atdhetarizmi, kjo padyshim është e rrezikshme, sepse vjen bidatxhiu te njeriu i Sunnetit dhe i thotë: Mua dhe ty na bashkon atdhetarizmi: as ti nuk je më i mirë sesa unë dhe as unë nuk jam më i mirë sesa ti.

Ky është parim i rrezikshëm në kohët e sotme. E duhura është përqendrimi te të qenit besimtarë.

شرح رياض الصالحين” (١ /٦٥)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: