Loading

Para disa vitesh u zhvillua një debat në mes Sālim et-Tauijl dhe Muhamed el-Euadhij, gjatë debatit i telefonuan shejkh Muhamed el-‘Anxherit në mënyrë që të vinte dhe të hidhte poshtë dyshimet e hedhura nga Muhamed el-Euadhij, kur shejkh Muhamed el-‘Anxherij sapo hyri brenda, Muhamed el-‘Euadhij u tha atyre që ishin të pranishëm: ju prezantoj me Muhamed el-‘Anxherin, i cili hyn te Mbreti Abdullah me pizhame (duke nënkuptuar që shejkhu është prej dijetarëve të sulltanit).

Shejkh Muhamed el-Anxherij i tha: thuaj tre herë që gruaja ime është e divorcuar, gruaja ime është divorcuar, gruaja ime është divorcuar pa kthim nëse kjo fjalë që thua është e vërtetë dhe nëse nuk është e vërtetë, atëherë kjo konsiderohet divorc te të katër medh’hebet dhe ajo nuk është e lejuar për ty, derisa të martohet me një tjetër, u shtang Muhamed en-‘Euadhij dhe nuk foli më asnjë fjalë.

Dhe shejkh Muhamed el-‘Anxherij tha: Shikoni o vëllezër këta hizbitë nuk e kanë për gjë që të betohen në Allah rrejshëm dhe më pas i kërkojnë falje Allahut, porse që ta divorcojnë gruan jo, nuk munden dhe shtoi që Muhamed el-‘Euadhij është gënjeshtar dhe me kaq debati mbaroi, u çua Sālim et-Tauijl dhe i puthi kokën shejkh Muhamed el-‘Anxherit.

Këtë ngjarje ma ka transmetuar një vëlla selefi i besueshëm tek unë, emri i të cilit është Jusuf edh-Dhafiri.

Përcolli: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: