Ka përmendur kadiu Ijjad rahimehullah:
Një burrë prej pasuesve të imam Muhamed ibnu Sahnunit hyri në një hamam në Egjipt. Në të gjendej edhe një jehudij. Ky burrë debatoi me jehudin dhe, për shkak të njohurive të pakta, u mund. Në kohën që Muhamed ibnu Sahnun kreu haxhin, burri e shoqëroi dhe, kur hynë në Egjipt, Ibnu Sahnuni i tha: Allahu të përmirësoftë! Na ço te hamami ku gjendej jehudi.
Kur Muhamed ibnu Sahnun po dilte, burri i parapriu dhe filloi debatin me jehudin; më pas, në debat hyri Ibnu Sahnuni dhe e vazhdoi derisa hyri koha e namazit të drekës. Fali drekën e iu kthye sërish debatit me të, deri për ikindi. Fali dhe ikindinë dhe e njëjta gjë deri në aksham. E më pas, deri në jaci. E më pas, deri në sabah.
Njerëzit tashmë ishin mbledhur dhe në Egjipt ishte përhapur lajmi se fakihu maroken, Ibnu Sahnuni, po debatonte me një jehud.
Në kohën e namazit të sabahut, jehudi e ndërpreu debatin, iu bë e qartë e vërteta dhe pranoi Islamin. Njerëzit thirrën fort: “Allahu Ekber!”
Muhamedi doli duke fshirë djersët prej fytyrës.
I tha nxënësit të tij: “Allahu mos ta shpërbleftë me të mira! Për shkakun tënd ishte gati të shpërthente një fitne e madhe! Shkon e debaton me jehudin ndërkohë që je i dobët! Nëse ai do fitonte ndaj teje për shkak të dobësisë që ke, do ishin sprovuar ata të cilët Allahu ka caktuar për t’u sprovuar!”
📚 ترتيب المدارك…” (١ /٤٢٩-٤٣٠)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema