Loading

Dijetari i madh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- thotë:

Disa njerëz synojnë për të shkuar në shpellën Hira dhe mendojnë se kjo është prej Sunnetit, mirëpo kjo gjë nuk është e tillë.

Shpella e Hiras është një shpellë brenda së cilës Profeti ﷺ bëri adhurim disa netë përpara profetësisë; i zbriti atij Shpallja ndërkohë që ishte në këtë shpellë, mirëpo, pas kësaj, Profeti ﷺ nuk u kthye më tek ajo; gjithashtu, as sahabët nuk shkonin tek ajo.

Shpella e Theur-it, në të cilën u fsheh Profeti ﷺ gjatë hixhretit të tij, është një tjetër shpellë në të cilën njerëzit shkojnë për vizitë, duke menduar se kjo është vepër që të afron tek Allahu. Vizita e saj as nuk është prej sunnetit dhe as nuk është afrim tek Allahu azze ue xhel’le!

Mirëpo, nëse njeriu ngjitet në malin e Hiras apo në malin e Theurit, vetëm për të parë dhe jo si afrim tek Allahu, a qortohet ai për këtë?

Përgjigjja: jo, nuk qortohet; qortohet ai njeri që shkon atje për të adhuruar Allahun dhe për t’u afruar tek Ai me këtë vepër.

📚 اللقاء الشهري” (65/3)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: