Loading

Ka thënë imam el-Albanī -rahimehullah-:

Hadithet e sakta kanë treguar se është detyrë mbi atë të cilin e cyt shejtani me fjalën e tij: “Kush e krijoi Allahun?!” Që të braktisë debatin me të duke ju përgjigjur atij me atë që ka ardhur në hadithe, përmbledhja e saj është që të thotë:

“Ementu biLahi ue resulihi, Allahu Ehad, Allahu Samed, lem jelid ue lem juled, ue lem jukun lehu kufu-uen ehad”.

Pastaj pështyn tre herë në krahun e majtë dhe kërkon mbrojtje tek Allahu nga shejtani, pas kësaj i jep fund angazhimit me vesvese.

Besoj se kush e bën këtë si bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, duke qenë i sinqertë në atë gjë, patjetër që do t’i largohen vesveset dhe shejtani do të mposhtet, për shkak të fjalës së tij ﷺ:

«Me të vërtetë ajo largohet prej tij»

Ky mësim profetik është më i dobishmi dhe më i miri për t’ja prerë rrugën vesveseve, prej debatit logjik në lidhje me këtë çështje, pak dobi ka debati në raste të tilla, është për të ardhur keq se shumica e njerëzve janë neglizhentë rreth këtij mësimi profetik, ndaj kushtojini rëndësi o ju muslimanë dhe mësoni sunnetin e Pejgamberit tuaj dhe punoni me të, tek ai gjendet shërimi dhe lavdia juaj.

📚 سلسلة الأحاديث الصحيحة” الحديث رقم (١١٨)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: